PRENTIMI QE NUK U MBAJTE KURRE! Vitet 90-te se bashku me ardhjen e pluralizmit politik zgjoi shpresat e banoreve te Dibres per ndryshim dhe aspirim ne familjen e madhe europiane.. Vitet kalonin, qeverite ndryshonin por premrimi ishte I njejte; 'PREMTOJM NDERTIMIM E RRUGES SE ARBRIT'. Madje kishte dhe nga ata subjekte apo kandidate te cilet flisnin dhe me 'fakte' se gjoja leket ishin gati dhe vendosnin dhe data per afat perfundimi te rruges. Ky segment do te shkurtonte te pakten 3 here distancen, punesimi do rritej dhe mallrat buqesore do kapnin tregjet e merituara. Kjo rruge ne fakt nuk do afronte vetem Dibren me Tiranen. Kjo rruge do ta bente durresin portin me te rensishem ne rajon. Kjo pasi Durresi me Shkupin do ishin jo me shum se 160 km. Sot kane kaluar 27 vjet dhe asgje nuk esht bere dhe vetem vazhdojn me premtime premtime premtime... Kronologjia e premtimeve boshe eshte e pashembullt. Dy partite me te medha parlamentare gjate ketyre 27 viteve kane qeverisur nga 13 vite secila ndaj me habit kurajo dhe morali I tyre per te premtuar perseri kete rruge sa here ka zgjedhje. Aktualisht eshte hedhur ne qarkullim KARAMELJA e rradhes se gjoja nje koncesionar do ta ndertoka me ne fund kete rruge.. Por e verteta eshte se asgje nuk eshte firmosur e vulosur. Por populli I dibres eshte i zgjuar dhe I kupton mjaft mire marifetet e tyre. Sot I pyes keta kandidate te emeruar, si te majte dhe te djathte; Si keni fytyre tju dilni perpara dibraneve? Cfar do ju thoni aryre? A keni ndergjegje ju? A keni moral? Aaa po se harrova!! Do beni premtimin e rradhes. Do mburreni me 1-2 segmente qe po te kthehen ne vite as 2-3 hapa nuk arrijne. Pra do hidhni KARAMELEN e radhes dhe do mendoni se na e hodhet dhe 4 vjet. ''Nese me mashtron nje here eshte merita jote. Nese me mashtron dy here eshte injoranca jote. Nese me mashrron heren e trete eshte faji im''. Mjaft me premtime! Eshte koha e veprave.

PRENTIMI QE SU MBAJT KURR! - Nga Hamit Koxha
Vitet 90-te se bashku me ardhjen e pluralizmit politik zgjoi shpresat e banoreve te Dibres per ndryshim dhe aspirim ne familjen e madhe europiane..
Vitet kalonin, qeverite ndryshonin por premrimi ishte I njejte; 'PREMTOJM NDERTIMIM E RRUGES SE ARBRIT'. Madje kishte dhe nga ata subjekte apo kandidate te cilet flisnin dhe me 'fakte' se gjoja leket ishin gati dhe vendosnin dhe data per afat perfundimi te rruges.

Në ditën e sotme ,kandidatja për deputete e Qarkut Tiranë për partinë LIBRA ka zgjedhur nje mënyrë krejt origjinale për prezantimin e kandidaturës së saj.

 

 

Ajo ka shkuar në cdo familje dhe shtëpi në bregun e lumit në Allias, nje zonë me problematika te medha social ekonomike. Askush nga politika e vjetër nuk mund të shkelë atje pasi premtimet e shumta i ka marrë era me vite dhe ata banorë varfërohen cdo ditë dhe me shumë.

 

Ajo u takua me pensionistë të cilët jetojnë me vetem 8 mijë lek pension në muaj. Gjithashtu problematikë e madhe e kësaj zone mbetet strehimi dhe kujdesi social ndaj fëmijeve, të cilët për shkak të problemeve dhe vështirësive ekonomike braktisin shkollën dhe humbasin mundesitë e jetës. Sipas komunikimit që pati me Aida Nico ajo informoi me tepër rreth kësaj nisme për të trokitur në cdo derë të familjeve në nevojë dhe vështiresi ekonomike. Kandidatja LIBRA në synimet e saj për katër vitet e ardhshme vendos në vecanti përfaqesimin e këtyre shtresave.  

Aida premton qe do jete e zëri i qytetarëve me vështirësi ekonomike në parlamentin e ardhshëm i cili deri më sot ka menduar dhe punuar ose për politikanët ose për të pasurit, por asnjëherë nuk ka votuar ligje për të varfërit. Aida thotë se politikani për popullin e tij duhet të jetë si një mjek i cili duhet të nxjerr diagnozen e duhur, ligjet që ai propozon dhe voton janë receta shëruese e problematikave social ekonomike të qytetarëve.

Një perfaqësues në Kuvend që nuk njeh problamatikat e popullit të tij është atje vetëm për përfitime personale. Gjithashtu nëse Aida Nico do jetë fituese në zgjedhjet e 25 Qershorit, paga e saj do shkojë cdo muaj ne ndihmë të azilit të pleqve Tiranë.