Nga Floriana Mazrreku Të rinjtë shqiptarë sot përballen me probleme të shumta dhe ndihen të diskriminuar pavarësisht se përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë dhe janë e ardhmja e vendit. Qeveria nuk ka asnjë vizion të qartë për rininë dhe pretendimet janë mashtrime pasi rinia nuk gjen hapësirën e duhur për t’u integruar në shoqëri.

Nga Lisian Kola Quhem Lisian Kola dhe jam emigrant në Itali (Milano). Idea ime për Libra: diaspora të ketë 4 ose 5 kandidatë për zgjedhjet 2017. Dhe mund të kandidojë çdo person i thjeshtë që mund të afrojë 1000 mijë anëtarë të rinj në Libra.

Nga Maliq Manuka Jam një qytetar nga Peshkopia, jam prej 19 vitesh votues i PD-së dhe jam plotësisht i zhgënjyer nga mënyra si funksionon, u anëtarësova te LIBRA për vetë arsyen, se programi në këtë parti më duket më i mirë dhe që ngre në majë hallet e popullit.

Nga Ferdinando Deda Në rradhë të parë do doja t’u përshëndesja përzemërsisht. Unë jam një djalë që për momentin banoj në Itali. Gjithsesi do bëj çmos që vota e familjes sime të shkojë për juve që po i tregoni realitetin shqiptarëve. Në të vërtetë ne të gjithë e dimë realitetin por se di pse nuk e pranojmë. Idetë e mia janë disa por do doja t'iu shprehja më të rëndësishmet: