Blog

Adela Bezaitis

Te gjithe flasin e flasin per ekonomine , per arsimin e shendetesin per sistemin electoral , per parlamentin e  reformen ne drejtesi por askush ose pakkush flet me ze te larte e me shqetesim per sigurine ushqimore dhe  mjedisore.

Une mendoj se per te qene te afte te mendojme dhe te marrim pjese ne jeten e perditshme  e aq me shume ne politike duhet me patjeter te ushqehemi ne menyre sasiore dhe cilesore si dhe te jetojme ne nje mjedis te paster e jo vrases.

C"mund te themi per sigurine ushqimore ne Shqiperi ??? . Eshte per te ardhur keq jemi besoj i vetmi vend ne bote qe ka ligje por ligjet nuk zbatohen .

Si mund te ndodhi qe ne postet drejtuese te strukturave te sigurise ushqimore te vendosen individe jo kompetet , jo profesionist  , fjala vjen ne krye te AKU – se ne nje qark eshte nje person me profesionin e ekonomistit   apo ne krye te Agjensise Rajonale Te Mjedisit eshte nje person me profesion sociolog  te cilet nuk dine as terminologjine  e sektorit perkates e si mund te flasin e te japin direktiva ne mbledhjet me stafet e tyre  ???  Ku jane profesionistet e fushes , kimistet , fizikanet , biologet , inxh.  e mjedisit , inxh. gjeologe , veterineret ,  agronomet ....etj ???

Nga ana tjeter  kemi keta te ashtuquajturit specialise dhe inspektore  te cilet jane te paafte apo dhe te korruptuar  qe me dy apo tre sufllaqe dhurate nuk ushtrojne detyren per te cilen paguhen per te bere cdo dite kontrollet ne pikat e fast – food-eve , restoranteve  , hoteleve , kafeneve , marketeve e supermarketeve . Si eshte e mundur qe ne syte e te gjitheve psh  ne Durres ne mesin e vapes ne temp 35-36 grade shitet peshku neper rruget e qytetit  dhe asnje nuk kontrollon ?? Por edhe asnje qytetar nuk reagon  e kjo eshte dhe me e keqja dhe e dhimbshmja e kesaj gjeje .

Si ka munesi qe punetoret e pastrimit te rrugeve edhe sot e kesaj dite perdorin fshesat e shqopes  , bizneset paguajn ne  bashki taksat perkatese te pastrim gjelberimit dhe punetori-ja fshin me shqope para biznesit tend duke ngritur re pluhuri  qe futet ne zyren tende apo bie mbi peshkun ne karrocat e tregetareve ambulant.

Erdhi e iku sezoni i pyllezimit dhe nuk pame e degjuam asgje per fidane te mbjelle ku te perfshiheshiheshin ne kete proces dhe nxenes shkollash  si pjese e edukimit mjedisor

Nga studimet cdo vit  vendi yne humbet territor si pasoje e permbytjeve dhe e futjes se detit duke terhequr toke . Cfare masash jene marre e po merren ??? Hic , asnje gje .

Ndodh shpesh qe ne rubinetat e shtepive  rrjedh uje i kontaminuar me ujrat e zeza dhe asnje  nuk merr pergjegjesi. Uji qe konsiderohet baza e jetes ne shqipetaret e kemi  me shumice  por  e  kemi te pasigurte. Ky eshte kulmi

Nga ana tjeter instancat e larta fjala vjen Ministrite perkatese e Bujqesise , e Shendetesise , e Mjedisit bejne propagande shifrash dhe arritjesh aq sa kur i degjon te dhemb koka , indinjohesh dhe mbyll televizorin.

Nje rempalle e vertete askush nuk punon  te gjithe bejne propagande  pa kuptuar qe para se te jesh punonjes shteti je qytetar dhe konsumator. Popullsia nuk ka edukate te sigurise ushqimore dhe mjedisore e cila ne fakt duhet te nisi ne sistemin e ulet arsimor cerdhe e kopeshte e me tej .

Shqipetaret ushqehen keq si nga ana cilesore por edhe sasiore  dhe jetojne ne mjedis jo te paster e pa gjelberim qe pa hezitim i themi me plot gojen jane  faktoret vrases. Si pasoje e te gjithe ketyre cdo familje shqipetare ka anetare te vet apo te fisit te prekur nga semundje te renda .

Sa te sigurte jemi qe djathi qe blejme nuk ka amidon apo nuk eshte i kontaminuar  bakteriologjikisht , domatet dhe zarzavatet jane pa hormone dhe nivel te larte te pesticideve , mishi gjedheve pa hormone,vaji vegjetal cilesor e jo me perqindje te larte te vajit te palmes , patatet e skuqura qe konsumojme ne fast – food dhe restorante qe te rrjepin lekuren nga cmimet e larta ,   jane nga ato te ngrirat me kohe te gjate ruajtje  ose  dhe te qeruara dhe te prera neper bodrume pallatesh nga individe  pa kontrollin shendetesor  por qe ne fakt  duhet te jene  te pergatitura nga biznes i rregullt me te gjitha licensat perkatese qe per fat te keq nje i tille gjendet sot gati para falimentimit sepse e konkuron individi informal.

Ndodh qe ka tregetare te cilet nderhyjne duke ndryshuar datat e skadences se produkteve . Ku jane inspektoret e AKU –se , cfare bejne keta njerez 8 ore cdo dite

Siguria ushqimore dhe mjedisore jane shume te gjera e te thella por edhe te veshtira per tu manaxhuar .

Po cfare duhet te behet ?

Duhet vendosur sistemi i menaxhimit sipas standarteve perkatese psh ai ISO

Duhet bere certifikimi i produkteve jo vetem per afat kohor te shkurter sa per te fituar nje tender por biznesi duhet te jete i afte qe ta ruaj e mbaj ne kohe kete certifikim

Duhet bere inspektimi i produkteve nga origjina ( mbjellja e rritja ne fushe , magazinimi ) , prodhimi sipas standarteve dhe tregtimi .

Sigurimin e gjurmshmerise se ushqimit qe do te thote ushqimi duhet te jete i pajisur me dokumentacion dhe analizat fitosanitare qe nga fermeri , prodhuesi dhe tregetari sipas sasise , dates se magazinimit , te prodhimit dhe te tregetimit

Punesimi ne sektoret perkates te specialisteve te fushes dhe jo me urdhera partie

Kryerja e analizave sipas standarteve europiane , dhenia e pergjigjeve ne kohe sa me te shkurter dhe modernizimi i laboratoreve analitik

Ndergjegjesimi i popullates me forma te ndryshme dhe futja e elementeve baze te sigurise ushqimore dhe mjedisore ne sistemin arsimor qe nga me i ulti cerdhe , kopeshte , e me tej

Zbatimi ne praktike i ligjshmerise nga bizneset prodhuese dhe tregetare dhe futja e ndeshkimit te ashper per ata qe shkelin ligjin

 

 

Qeverite dhe kjo aktuale te mos merren me brockulla e debate shterpe ne parlament por te  behen garant per sigurine e qytetareve sepse jeta eshte e shtrenjte ajo na jepet nje here dhe ne duhet ta konsiderojme dhurate e ta jetojme si te tille e me dinjitet.