Deklarata dhe Njoftime

NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E BËRTHAMËS LIBRA Të enjten në ora 18.00, Kryetari i LIBRAs Ben Blushi ka thirrur një mbledhje të Bërthamës me këtë rend dite: 1. Raport për deformimet e zgjedhjeve parlamentare 2. Caktimi i grupit të punës për rishikimin e Statutit LIBRA 3. Ide dhe platforma për riorganizimin dhe funksionimin LIBRA Po ashtu, në këtë mbledhje janë të ftuar të gjithë kryetaret e Departamenteve si dhe të Komisioneve.

LIBRA thërret Diasporën - nga Daniel Shahollari

Të dashur bashkëatdhetarë,

Unë quhem Daniel Shahollari,

Te dashur miq,

Pas shqyrtimit te deklarimeve qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere sa i perket kandidateve per deputet te partise LIBRA, komisioni i etikes u mblodh sot ne daten 09.05.2017 dhe vendosi si me poshte:

Ne respekt te parimeve tona te lirise, barazise dhe ekuilibrit, mbi te gjitha per te mbeshtetur dy kandidatet tane te cilet u marxhinalizuan ne vorbullen e "krimineleve" te shpallur nga KQZ, pasi per te minimizuar te keqen mjafton ta masivizosh ate dhe e kthen ne nje statistike. 

Kandidati z.Florian Gjoni, i vetepropozuar prane Libras, me vlera te pershatshme per te perfaqesuar nje pjese te mire te shoqerise. Nje individ i cili pervec se ka vuajtur peshen e pushtetit ka marre edhe ndeshkimin me gjobe per kundravajtjen qe ka kryer, nuk gjykojme te arsyeshme ta bashkojme ne vobullen e KQZ-se dhe ta ndeshkojme ne menyre kolektive dhe te pranojme terheqjen e tij nga gara.

Gjithashtu edhe per rastin tjeter ku per kandidatin tone z.Daniel Koci, vihet shenja e barazise midis krimit dhe tejkalimit te shpejtesise, nuk mund te pranojme te behemi pjese e lojrave te rendomta te krahasimeve qe kurrsesi nuk mund te qendrojne.

Duke marre parasysh te gjithe situatat e krijuara, LIBRA nuk inkurajon vetegjyqesi individuale si ne rastin e Florian Gjonit, dhe nuk do pranoje asnjehere zgjidhje te problemeve ne menyre te kundraligjshme, por do te respektoje gjithsesi gjithmone dinjitetin e njeriut pavarsisht gjendjes financiare dhe situates shoqerore qe ai ka.

Komisioni i Etikes - LIBRA