Nga Ilvis Pëllumbi

Natyrisht, liria pa kufij nuk është i vetmi faktor që pengon një shtet të demokratizohet. Keqpërdorimi dhe kuptimi jo i qartë i lirisë, çoi në çrregullimin e një sërë mekanizmave sociale dhe ligjore. Gjëja për të cilën shqiptarët kishin më tepër nevojë në fillimim e viteve ‘90, ishte liria. Liria është një nga kushtet më jetësore të individëve në një shtet demokratik. Shpresa më e madhe e shqiptarëve ishte liria, të cilën ata shpresonin t’a ushtronin në shtetin demokratik që sapo kishin krijuar. Në demokraci nuk mund të ketë privilegje të veçanta të asnjë natyre apo forme.

Nga Zylfi Buçi

Çështja e integrimit të vendit në BE është e një rëndësie prioritare pavarsisht kush qeveris. Që pas ndryshimit të sistemit në vitet '90, rruga jonë u orientua kah BE-ja. Me pak fjalë kjo kauzë politike nuk përbënte më dallim për palët pasi kishin qëndrim të njëjtë, integrim në BE. Madje edhe sot që vlon debati midis palëve për qëndrimin ndaj reformave që do na hapin rrugën e proceseve integruese përsëri kemi të bëjmë me krijimin i një problemi nga hiçi për të shmangur vëmëndjen nga problemi real që ka Shqipëria në këtë rrugë.

Nga zylfi Buçi

Në prag të zgjedhjeve dua ti drejtoj një thirrje politikës shqiptare. Besoj se nuk është e nevojshme t’iu them çfarë keni bërë në këto 26 vite tranzicion. E dini më mirë se gjithëkush dhe kjo duket sheshit. Unë si qytetar i këtij vendi, dua të jetoj i qetë në punët e mia. Jemi në një vit zgjedhor dhe iu kërkoj të gjithëve pa përjashtim, Ju lutem mos u bëni më qesharak! Iu ka dal boja, veçse nuk arrini ta kuptoni. 

Asra Q. Nomani

 

Para agimit të ditës së inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u gjendja përpara një zgjedhjeje, pasi prej shumë kohësh jam një feministe liberale, e cila votoi për Donald Trump: të vishja atletet dhe të merrja metronë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Amerikës, apo të prisja dhe të shkoja të nesërmen në atë që u quajt “Marshimi i Grave në Uashington”?