Nga Florian Nallbani
Nëse aktivitetin njerëzor do ta perceptonim si një zinxhir të gjatë, të ndarë në hallka, hallka kryesore e zhvillimit të një shteti do te ishte arsimi. Kryesori, pasi sot ne Shqipëri po vuajmë pasojat e periudhes së viteve 90-të, periudhë në të cilën të gjithë përfunduan nje shkollë. Fituan titujt avokatë e gjykatës me mijëra njerëz, vetëm me nje kurs 3 mujor, pa pasur rëndësi se cfare kishin bere më parë! Mjaftonin vetëm 3 muaj dhe ishe avokat!
Po çfarë ndodh nëse dikush ushtron një profesion, jo se e ka pasion, jo se realisht ka deshire ta bëjë atë pune, por sepse bën nje “kurs profesional” të cilin e shikon si një trampolinë per t'u pasuruar? Mjafton te shikojmë të sotmen! Gjithnjë e më teper po i vuajmë pasojat. I drejti eshte i denuar ta humbasë te drejtën e tij në institucionin e drejtesise, ne gjykatë, atje ku cuditërisht i pasuri gezon te drejtën pa pasur te drejtë!
Vitet kalojnë dhe kjo hallkë duket se po mbulohet gjithnjë e me shume nga ndryshku. Të rinjve te sotëm u mungon ideali, idhulli, nuk kanë me modele për të ndjekur, u mungon atdhedashuria! Nuk ka më mësues të aftë dhe e gjithë kjo ngaqë hallkat e këtij zinxhiri nuk funksionojnë.
Eshte shume e trishtueshme që dikush për faj te sistemit do te duhet te shkollohet dhe te profilizohet ne nje degë te cilën nuk e ka zgjedhur vetë, me deshiren e tij, por i eshte pershtatur sistemit! Eshte i detyruar te bëjë një shkollë, sepse nese nuk ka një diplome, nuk pranohet nga shoqeria, nese nuk ka nje diplome, mbetet pa punë! Sot sistemi te detyron te kesh nje diplomë. Nuk ka rëndësi se per cfarë je diplomuar; e vendos partia, nese je ose jo i aftë për nje vend pune.
Ne te gjithë vendet e zhvilluara njerezit aplikojne për vende pune edhe me shkollë te mesme profesionale, nderkohe që në Shqipëri shkolla e mesme profesionale eshte inekzistente. Në vendet e Evropës, fakulteti preferohet nga nje masë e vogel e shoqerise, jo per shkak te paaftesise se pjeses tjeter, por sepse gjithsecili zgjedh menyren e tij, sepse eshte i lirë te beje atë qe realisht dëshiron, i padetyruar nga sistemi.
Sot ne Shqipëri ka me shumë individë me grada te larta, profesorë e doktorë që shërbejnë për te ruajtur vendin e punës per shkak te nje sistemi te deshtuar. Fatkeqësia qëndron ne faktin se këto grada i ka pjesa e cila zoteron parane, sepse pjesa me te vërtetë e interesuar nuk ka mundesi financiare.
Kjo eshte vdekja e arsimit, vdekja e këtij sistemi te falimentuar.
Nëse zinxhirit te gjatë jetik do t'i këputej hallka me e rendesishme, ai do të shperbehej dhe nuk do ta kishte më funksionin e tij! E njëjta gjë po ndodh sot me Shqiperine. Eshte këputur hallka kryesore. Arsimi. Rezultati? Falimentimi total i Shqiperise!
!


