Sot kryetari i Partisë LIBRA, z. Ben Blushi, bashkë me deputeten Mimoza Hafizi, patën kënaqësinë të presin në selinë LIBRA dy ambasadorët, zj. Romana Vlahutin dhe z. Donald Lu, me të cilët shkëmbyen opinionet lidhur me rolin e LIBRAs si opozita aktuale në parlament dhe mundësitë e daljes nga kriza politike.

Z. Blushi u bëri me dije ambasadorëve se LIBRA  është e vendosur për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, e vendosur për të kontribuar në përmirësimin e standardeve zgjedhore dhe e gatshme për të votuar procesin e vetingut.

Grabitja qindra miliona euro e Edi Ramës dhe Ilir Metës e faktuar nga BE, që ka ndikuar në varfërimin ekstrem të shqiptarëve

 

Analiza e deputetes Mimoza Hafizi për minimumin jetik

 

Ilir Sinanaj

 

Deputetja e LIBRA-s Mimoza Hafizi, gjatë fjalës së mbajtur në seancë plenare (09 mars 2017) ka bërë një analizë të minimumit jetik, si edhe të rëndësisë të futjes në legjislacion të minimumit jetik (nismë e LIBRA-s). Deputetja Hafizi foli edhe për lëvizjet penguese që qeveria ka ndërmarrë nëpërmjet ministrit të Financave për të mos lejuar zbatimin e minimumit jetik. Më tej deputetja e LIBRA-s shpjegon edhe ndikimin, që njohja në legjislacion të minimumit jetik, do të kenë në forcat ekonomike prodhues dhe krijuese të Shqipërisë. Ajo ka argumentuar edhe mënyrën sesi do të financohet minimumi jetik.