Deklarata dhe Njoftime

Duke patur parasysh situaten ne Libra pas ngjarjeve qe kane ndodhur ne periudhen paszgjedhore, si dhe problematikat emergjente qe i kane dale Libres dhe qe kercenojne funksionimin e saj normal, mbeshtetur ne nenin 8, 14/b dhe 20/3 te Organizates Politike "Lista e barabarte" (Libra) Kryetari i saj me date 10 Janar 2018 vendosi: - Te therrase mbledhjen jashtezakonshme te Forumit per ne daten 11 Janar 2018, Ora 18:30 te Hotel "Monark", duke i parashtruar per diskutim dhe vendimarrje ceshtjet me rend dite si me poshte: 1. Rishikimin e disa dispozitave statutore sipas rezultateve te dala nga Grupi i punes i krijuar nga Berthama ne korrik 2017 ( me ndryshime ) 2. Riorganizimin e strukturave te partise. Pas raportimit te Kryetarit mbi situaten dhe problematikave te hasura dhe te paraqitura nga Grupi i punes per Statutin ekzistues dhe propozimet e ndryshimeve ne te nga antaret e mbetur te berthames ne kushtet aktuale u konstatuan dhe u admnistruan doreheqjet e 18 anetareve nga 31 te tille qe parashikon Statuti. Ndodhur ne keto kushte, nisur dhe nga fakti se nuk mundesohet zevendesimi i ketyre anatereve sic eshte vepruar me pare per shkak se nuk ka kandidate te mjaftueshem te renditur ne listat e votuara nga Forumi ne zgjedhjet e meparshme, si dhe nuk sigurohet me as dhe barazia gjinore parashikuar nga neni 11 i Statutit, duke çuar ne nje deligjitimim te Berthames, atehere u vendos qe ne te njejten dite me votimin e ndryshimeve statutore ne kuadrin e riorganizimit te strukturave te Partise te zgjidhet edhe Berthama e re nga Forumi qe eshte organi me i larte i Partise ashtu sic parashikohet ne Statut. Mbi kete rend dite pasi Forumi u mblodh me date 11 Janar 2018, u konstatua se mungon kuorumi i nevojshem per vendimarrjen perkatese sipas nenit 8 per kete rend dite. Ne keto kushte ne baze te paragrafit te fundit te Nenit 8 te Statutit thirret mbledhja vijuese e Forumit perseri me date 14 Janar 2018, Ora 11:00 ne Hotel "Monark" ne Tirane per te miratuar propozimet e rendit te dites.