Deklarata dhe Njoftime

LIBRA ndjek me shqetësim dhe keqardhje zhvillimet e fundit në vend me bindjen se zgjedhjet e fundit parlamentare të qershorit jo vetëm nuk i dhanë zgjidhje problemeve të akumuluara, por përkundrazi i shtuan ato. Tashmë është e qartë me prova dhe fakte se shteti dhe politika nuk janë në funksion të qytetarit dhe ne jemi të ngushëlluar moralisht kur shohim se të gjitha të vërtetat që thamë janë duke u provuar. Shqipëria mbetet e zhytur në këneten e politikës së saj anti-shtet.
Në këto kushte, Libra u bën thirrje të gjithë shqiptarëve për një moment reflektimi mbi atë që po ndodh ne Shqipëri. Për fat të keq shumë prej nesh janë të verbuar kur vjen puna për të pare gabimet tek vetja por le të ndalojme mbi ketë gjë për një moment.Fatkeqesisht me gjithe blerjet dhe manipulimet, ka qene vota e shumices se shqiptareve që ka vendosur që asgje të mos ndryshojë. Shqiptaret inkurajuan me vota që krimi dhe politika të mos ndahen edhe për disa kohe. Shqiptaret nuk i ndëshkuan partitë e vjetra por i dhanë atyre edhe një mundesi të re për të konsoliduar fuqinë dhe influencen e tyre mbi ekonominë, drejtesinë dhe shoqerinë.
Por çmimi i votës natyrisht duhet përballuar. Dhe çmimi sot është i qartë për të gjithë: Shqipëria është më e varfër dhe më e pashpresë se një ditë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.Më shumë të rinj duan të largohen, më shumë oligarkë kanë zgjatur duart mbi pasuritë e përbashketa, me shumë krim ka në fshatrat dhe qytetet tona.Kur politika bën keq,populli nuk duhet ta ndihmoje atë.Kjo është cështja që shtrohet sot për zgjidhje para ndërgjegjes së gjithseicilit prej nesh.
LIBRA beson se lufta me krimin nuk është dhe s’mund të jetë një beteje e disa partive kunder të tjerave por beteje e çdo qytetari që kerkon të mbroje shtetin,pronen dhe dinjitetin e vet.
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve por edhe nga bindja e vet,LIBRA ishtë dhe mbetet një parti opozitare. LIBRA konkuroi në zgjedhje por nuk mundi të hyntë në parlament për një sere faktoresh. Ndër faktoret kryesoret është sistemi elektoral ekzistues, që favorizon vetem partitë e vjetra duke u dhene atyre mundesi të masin, peshojnë dhe numërojne votat e kundërshtarëve të tyre. Krimi elektoral në Shqipëri është i sanksionuar dhe justifikuar me ligj. Por megjithë masakrimin elektoral LIBRA arriti të marre 20 mije vota formalisht, dhe e gjitha kjo është një arritje e madhe për një parti të re, që kishte vetem tetë muaj jetë. Ky rezultat që e rendit Libra si partinë e pestë me të votuar në vend është fryt i gjithë atyre burrave dhe grave të rinjve dhe simpatizantëve, kandidatëve dhe drejtuesve të saj të cilet bënë gjithshka për ta kthyer idenë e tyre ne një force politike. Ata janë LIBRA dhe LIBRA do mbetet pronë e tyre.
LIBRA është mirënjohese për kontributin e gjithsecilit, pa asnjë përjashtim dhe do vazhdojë të mbështese dhe të ftoje gjithë shqiptarët e zhgënjyer dhe të nëpërkembur nga dhuna verbale dhe administative e partive të vjetra.
Për ta kthyer LIBRA ne një fuqi politike dhe shoqërore e cila mbështet të varferit, të rinjtë të pambështeturit dhe shtresen e mesme e cila inkurajon një shoqeri të hapur dhe liberale, ne kemi vendosur të hapim një fazë të re organizimi dhe rikoceptimi.
LIBRA, parti e hapur, kjo është dhe do të jetë motoja jone e pandërprere. LIBRA ka vendosur të rishkruajë veten për t’u bërë gati për betejat e rradhës.
LIBRA është krijuar nga liria dhe shkon drejt lirisë duke besuar se pushteti që nuk buron nga liria e gjithsecilit nuk është pushtet, por një tirani e përkohshme që duhet përmbysur me ndihmen e njerëzve të lire pa humbur shpresen se ata një ditë do jenë shumica.