Deklarata dhe Njoftime

Si sot njё vit mё parё, ju folёm pёr herё tё parё pёr Librёn. Ishim disa nga ne qё ndiqnim mё shumё njё dёshirё se njё projekt tё qartё, mё shumё njё ideal se njё projekt politik.U bёmё bashkё jo vetёm pёr t’ju kundёrvёnё politikёs sё vjetёr, por mbi tё gjitha, pёr tё krijuar njё shpresё tё re. Cdo ditё qё kalonte, projekti Libra gjeti forcё tek njerёz tё thjeshtё qё fitojnё jetesёn me djersё, tek tё rinjtё qё u mungon kaq shumё shpresa. Nё pak muaj, Libra u rrit dhe u shpёrnda mё shpejtёsi. Nё pak muaj, Libra luftoi pёr tё egzistuar , pёr tu strukturuar, pёr tu futur nё zgjedhje. Zgjedhje qё u tregtuan nё tavolina tё pista mesnate, qё u blenё me para droge, qё u vodhёn ditёn pёr diell. Por megjithёse e vetmja forcё politike qё faktoi me filmime vjedhjen qё ju bё votёs sё saj, Libra, projekti mё i ri politik nё kёto zgjedhje, u votua nga rreth 20.000 njerёz tё lirё. Njerёz qё nuk e shitёn votёn megjithёqё tё varfёr, qё nuk e kёmbyen me njё shpresё pune apo njё provim. Njerёz qё nuk ju trembёn kёrcёnimit.Janё kёta njerёz qё shpresёs sё tyre pёr njё tё ardhme nё kёtё vend, i kanё dhёnё njё emёr: LIBRA! Situata politike nё vend, po vёrteton atё qё kryetari i Libras ka thёnё vazhdimisht. Partitё e vjetra janё totalisht tё krimbura, tё lidhura fort me krimin, pёrdorin kundёr njёra tjetrёs cdo armё ligjore dhe joligjore pёr tё mbajtur akoma pushtetin politik, atё ekonomik dhe cdo pushtet tjetёr qё pёrdorin si vegёl. Ndёrkohё, Shqipёrisё i mohohen fonde nga BE, i shtyhet data e nisjes sё negociatave, i shtohet varfёria, i zbret nё rrugё krimi. Sot mё shumё se kurrё ka nevojё pёr njё politikё ndryshe, pёr politikёn e njerёzve tё zakonshёm, tё ndershёm. Vetё shqiptarёt duhet ti japin duart kёsaj politike amorale, kriminele, hajdute. Sot mё shumё se kurrё ka nevojё pёr njё politikё ndryshe, larg kompromiseve qё mbulojnё krimet mё tё rёnda qё i janё bёrё kёtij vendi, larg marrveshjeve mes hajdutёsh, vrasёsish, kanabistёsh. Sot, njё njeri i zakonshёm i kёtij vendi ka frikё. Sёmuret dhe s’ka ilace, do tё shkollohet po arsimi publik kushton! Sepse taksat e tij shkojnё pёr koncesione. Sot, njerёz tё varfёr janё nё burg pёr energjinё qё smundёn tё paguanin; dikush prej tyre, s’duroi dot turpin dhe vrau veten! Sot, ish Ministri i Rendit i lidhur me bandat e krimit, u tregoi shqiptarёve se nё kёtё vend Ligji nuk ёshtё njёsoj pёr tё gjithё, se qeveria do tё vazhdojё tё jetё e lidhur me krimin dhe se opozita do tё vazhdojё ta shantazhojё pёr pak pushtet nё tavolinё! Sot, nёse ky vend i bekuar, nёse kёta njerёz tё thjeshtё nuk do tё kishin njё alternativё tё re, do tё shuhej shpresa. Nёse do tё ketё fёmijё qё rriten nё kёtё vend, u duhet mёsuar sa e vёshtirё ёshtё ta ruash shpresёn, ta ndёrtosh tё ardhmen me mund, me djersё, tё mendosh por mbi tё gjitha, tё luftosh qё kёtё vend tё mos ua falёsh zuzarёve tё majmur. Ja pse, pikёrisht tani, nevojitet qё Libra tё vazhdojё ne rrugёn e parimeve tё saj, tё mbledhё rreth vetes mё shumё njerёz tё ndershёm qё s’duan asgjё tjetёr pёrvecse njё dritё dielli qё ta ngrohё kёtё vend.