Blog

Gjoba te padrejta - nga Enkeled Resulaj

Shteti ne menyre “TINZARE” po vendos gjoba kundrejt bizneseve.

KUSH PO I SHTYN “URAT E ZJARRIT" NE BALLKAN!!! - nga Enkeled Resulaj

Prej kohesh u krijua ideja se gjerat po shkonin  drejt nje stabiliteti ne Ballkan, konfliktet u shuan,  armiqte po i shtrinin doren njeri tjetrit , kjo pasi shpresa per tu anetaresuar ne BE     i bente te gjithe aktoret dhe faktoret politike ti neneshtroheshin detyrimeve kundrejt Bashkimit Europian.

Ilir Sinanaj 

 

Në vitet ’40 të rinj dhe të reja të Shqipërisë u bashkuan në një përpjekje mbarëkombëtare, 

në sinkron me popujt e lirë të botës, për ngadhënjyer mbi pushtimin fashist dhe për të 

çliruar kombin. Atëkohë Shqipëria nuk kishte as arsim cilësor, as ekonomi të mirëqenë 

dhe as sistem shëndetësor funksional gjithëpërfshirës. Qytetarët shqiptarë ishin të pakët 

në numër dhe tejskajshmërisht të varfër. Por kjo nuk i pengoi, edhe pse shanset i kishin 

shumë të vogla, të bashkoheshin dhe të luftonin fashizmin. Dhe jo vetëm e luftuan, por 

Shqipëria falë sakrificës së të rinjve dhe të rejave guximtarë, ishin ndër vendet e pakta 

aleate që u çliruan nga fashizmi pa ndërhyrje të ushtrive të vendeve aleate. Ja pra çfarë 

potenciali të jashtëzakonshëm ka vendi ynë kur organizohet. Kjo mënyrë se si shqiptarët 

e mposhtën fashizmin është një krenari e madhe që jehon dhe do të jehojë përherë në 

historinë tonë çdo 9 Maj (Ditën e Evropës)! 

 

Në ditët e sotme, përsëri Shqipëria përballet me një lloj fashizmi tjetër, atë të regjimit 

kriminal të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Këta të dy, përkatësisht nën siglën e “rilindjes” dhe 

LSI-së, kanë kanbiazuar vendin, kanë rritur papunësinë dhe ajo që është më e tmerrshmja 

akoma është se kanë demoralizuar forcat prodhuese dhe krijuese të Shqipërisë, duke bërë 

të emigrojnë me qindra mijëra shqiptarë. 

 

Në këtë ditë të shënuar 9 Maj vlen për t’u rikujtuar vullneti, dëshira dhe organizimi i 

atyre shqiptarëve, të parëve tanë, që mposhtën fashizmin, për t’u frymëzuar në luftën tonë 

të kësaj epoke, kundër klikave shkatërrimtare dhe kanë bllokuar fuqitë prodhuese dhe 

krijuese të vendit. Duhet theksuar se në shekullin XXI, ne kemi shumë herë më shumë 

teknologji komunikimi dhe ndërlidhje me botën globale, për t’u organizuar dhe për të 

marrë dijen e nevojshme, që do të na ndihmojë të mposhtim kastën e vjetër politike, që po 

mbyt kapitalin njerëzor shqiptar. 

 

Për t’iu kundërpërgjigjur keqqeverisjes së kastës së vjetër politike të Shqipërisë, një grup 

intelektualësh, profesionistësh të fushave të ndryshme, punëtorësh, studentësh, 

pedagogësh etj u bashkuan për të themeluar Listën e Bararbartë (LIBRA). Thjesht 

themelimi i LIBRA-s krijoi një “kokëçarje” të jashtëzakonshme për partitë e vjetra, sepse 

me anë të kësaj lëvizjeje politike qytetarëve po u serviret në arenën politike shqiptare një 

alternativë ndryshe.  

 

Të jesh LIBRA është të përkushtohesh në një projekt afatgjatë që kërkon shumë 

përkushtim. Gjithashtu kushti bazë është të jesh njeri i lirë. Çdo të thotë liri? Liri do të 

thotë që jesh zot i vetes tënde; pra që të mos kesh varësi politike dhe ta kesh ngritur jetën 

me punë të ndershme, me djersë e mund. Këta njerëz nuk kanë varësi ndaj asnjë njeriu 

apo force politike. Duke qenë njerëz që kanë shijuar suksesin e punës me mund, ata janë 

 

 

 

edhe njerëz më mendje hapur si edhe me më shumë dëshira për të investuar tek vetja edhe 

në komunitet, për të përmirësuar mirëqenien.  

 

Këta janë anëtarët e LIBRA-s dhe LIBRA është një mjedis që pranon vetëm këta lloj 

njerëzish. Sepse janë këta persona që janë të prirur të sakrifikojnë nga koha e tyre, nga 

puna e tyre për të formësuar një projekt që i përgjigjet ndryshimeve që sjell koha. Ata 

njerëz që i janë bashkuar LIBRA-s, mbi të gjitha ata që angazhohen dhe qëndrojnë, e 

kanë pasion të brendshëm këtë veprimtari, që vjen nga ndërgjegjja (vetia më e lartë e 

njeriut). Vetëm me këto njerëz mund të luftohen partitë e vjetra, dhe në Shqipëri ka 

shumë njerëz të tillë. Dhe LIBRA është duke i mbledhur në mënyrë të vazhdueshme. 

 

Zgjedhja e kandidatëve për deputet LIBRA u bë me anë të një vullneti demokratik nga 

strukturat mbarëkombëtare të kësaj lëvizjeje. Këta janë skalioni i parë që do të përballen 

drejtpërdrejt për të luftuar me njerëzit e krimit dhe të oligarkisë së partive të vjetra. 

Kandidatët për deputet LIBRA janë arkitektë, juristë, inxhinierë, studentë, pedagogë, 

ekonomistë, shkencëtarë, studentë etj. Kriteri i përzgjedhjes së tyre ka qenë pasioni dhe 

përkushtimi racional ndaj projektit për të rrëzuar kastën e vjetër politike, për të 

zhbllokuar ekonominë prodhuese. Megjithatë pavarësisht se kush është në listën e 

kandidatëve për deputet, anëtarët e LIBRA-s funksionojnë si një trup i vetëm për të 

ndërmarrë këtë luftë të madhe që të mposhtin paratë e drogës, krimit dhe oligarkisë së 

korruptuar të “rilindje”, PD e Vjetër dhe LSI. Kandidatët për deputet LIBRA janë me pak 

fjalë njerëz të guximshëm, profesionist që po rrezikojnë gjithçka për të sjellë ndryshimin, 

që do të mundësojë zhbllokimin e fuqive krijuese dhe prodhuese të Shqipërisë, për një 

jetë më të mirë për të gjithë. Dhe populli po i mbështet! 

Nuk do doja te ngjallja friken  me fjale publikut per tmerrin qe shfaq sistemi shendetsor ne shqiperi sigurisht qe shendetsia eshte aq e kalbur e kallur ne frike saqe megjithese te gjithe e dime sa te perkeqesuar e kemi vazhdojm ta fshehim ose te bejme sikur nuk ekziston.

Ky vit 3 muajt e pare janar shkurt mars ka pasur nje fluks te madh femijesh te prekur nga viroza te shpeshta  .rreth nje muaj me pare djalin tim nje vjec e vizitojme ne ambulance mjekja na jep nje antibiotik se kishte pak gryke. 2 dit pas perdorimit me rregull te antibiotikut femija zgjohet ne mengjes i bllokuar nga frymemarrja dhe mushkrite e tejmbushura me sekrecione aq sa i kishin dale jashte funksionit dhe merrte, fryme  me bark.  E cojme ne spitalin pediatrik ( qe per fat te keq eshte me keq se ndertesat e rrenuara nga lufta ne siri ) dyndja e njerzve e bente te pamundur shtrimin ne pavionin e mushkerive qe ishte plot dhe njerzit duhet te prisnin rradhe me dit. pas 2 oreve peripeci arrita ta shtroj ne nje pavion tjeter atje ku mundem te gjenim vend. nuk ishte vendi i duhur por kjo ishte me e mira e momentit. Gjendja e tij ishte e renduar packa se ishte vizituar ne ambulance 2 dit me pare dhe ishte nen mjekim me antibiotik

Ne pediatri mjekja e turnit as nuk vinte per ta pare e e thirra per ti bere ndonje gje dhe pas vizites ma beri gjendjen e rende po  i thashe ky eshte rende dhe ti vjen verdall neper koridore. pas shum nderhyrjesh dhe presioni filluan ti benin mjekimin  me diagnoze bronko polmoni akute nga te dyja krahet e mushkerive i filluan frymemarrjen me oksigjen dhe injeksione antibiotiku pas 8 ditesh mjekim femija  del nga spitali shendoshe e mire pas 4 ditesh atij i perseritet e njejta gjendje edhe pse kish marre 10 dit rresht mjekim me antibiotik sasia e te cilit duhet ta bente te paprekshem per te pakten 6 muaj nga virozat  . e shtuam per sedyti dhe na thane se djali vuante nga alergjia prandaj i ishte perseritur me shpejtesi. .kaloj dhe nje jave tjeter  ne spital me antibitik dhe ilace te tjera doli prap nga spitali I  morem mjekimin  qe na dha doktoresha e mushkerive ilacin per alergjin  por ai nuk kishte asnje permirsim pervec ketyre mjekimi i tepert me antibiotik i kishte prere dhe oreksin dhe ai nxirrte cdo lloj ushqimi dhe lengu nuk pranonte ne trup asnjegje. e vizitoj te nje mjeke tjeter dhe ajo si per habi tha  se femija eshte sikur nuk ka marre asnje lloj mjekimi si shpjegohet 1 muaj antibiotik nuk kishin bere asnje lloj e fekti dhe kete mjekim na e kishin dhene mjeke specialist  njera PREJ TYRE NA KISH THENE SE DJALI VUANTE NGA ALERGJIA PO PA BERE ASNJE ANALIZE VETEM VIZITAT ME STETOSKOP. Vendosa ta dergoj ne greqi ta vizitoja atje dhe ti gjeja te pakten nje mjekim me te sigurt per alergjine dhe pas analizave te thjeshta te gjakut femija doli negativ per alergjine as bronkopolmoni nuk kishte asgje prej gjeje thjesht mungese te vitamines d ne organizem gje qe eshte tersisht e rikuperushme pa perdorur anje lloj antibiotiku gjith mjekimi pre 1e muaji bashk me mjeket me nderhyrjet leket nen dore dozat e ilaceve kishin qene te gabuara duke i demtuar stomakun  kemi mjeke qe japin diagnoza te papergjegjshe a thua se kane te bejne me zogj pulash kan frike te thone se ilacet nuk bejne a thua se nuk e dime se ku jetojme me pak fjale jemi te vdekur po nuk e dime 

kur nje analize  eshte e pamundur ne shqiperi kur diagnozat jepen kot me kot dhe ilacet nuk bejne efekt dhe raste te tilla ka pafund prekin cdo shqiptar qe heret avone do te shkoje ne spital duke pire ilace idiote dhene nga mjek idiot mendoj se nuk kemi pik gjaku ne trup perderisa e leme gjerat ne te tille gjendje jemi sot nje popull qe ecim me 4 duar dhe neser do jemi shnderruar ne zvaranik. keta mjek duhet te mbajne pergjegjesi dhe te denohen ashper ne rast abuzimi me jete sidomos me ilacet e kota sepse demtojne 2 here me shume njerzit  ky do ishte  vetingu me i mire 

E.KELLO