Nga KOLEC TRABOINI
Kryeministri në mashtrimin e radhës deklaroi: Vetingu nuk bëhet as për mua, as për Metën e as për Lulzim Bashën....po për ke atëhere? Me një fjalë këta politikanët do të vazhdojnë të vjedhin edhe me tej siç e kanë vjedhur këtë mjeran popull për njëzetepesë vjet. Ky është Vetingu. Firmosni, o qyqarë...
Shumë njerëz po gënjehen me Vetingun. Po keqkuptohen e mashtrohen shumë shqiptare që firmosin pa ditur se pse. Firmosin për drejtësi imagjinare. E tha kryeministri me gojën e vet, Vetingu nuk është për mua, as për Metën as për Lulzim Bashën. Po për kë është atëherë? Pse duhen mbledhur firmat nga shoqatat servile të Qeverisë që u jep ndonjë llokme. Shoqata zagarësh që e sjellin gjahun në pritë për ta qëlluar gjahtari i madh? Mashtrim më i hapur në këtë botë njerëzore nuk mund të gjendet.
Më Shumë