Nga Ermir Shahini
Pse LIBRA duhet te simbolizoje moral dhe ne fund drejtesi? LIBRA nuk erdhi si krijim i dickaje qe premton punesim edhe nese ti je kriminel, i paafte, i krimbur ne para apo i njohur ne media si VIP. LIBRA erdhi ne frymen e zakonshme te njerezve te ndershem qe kerkojne drejtesi, drejtesi e cila synon te diferencoje llumin e shoqerise ose padrejtesine nga ate qe cdo shoqeri kerkon te jete.
LIBRA deri me tani jep premtime te cilat ne themel te tyre kane njeriun. LIBRA evidenton probleme te cilat deri sot shoqerine tone e kane uzurpuar ne cdo qelize. LIBRA ofron zgjidhje qe dikush ne deshiren per tju kundervene mund te thote qe mund te jene jo profesionale. Zgjidhje te cilat ne themel te tyre vijne nga nje ze unik, ai i rinisë, rini e cila beson ne mundesine qe ato duhet te kene njelloj si bashkmoshataret e tyre europiane. Per ta besuar kete mjafton qe sot te shikohen zgjedhjet e brendshme ne kete levizje ku 80% prej tyre jane te rinj, jo vetem ne moshe por edhe ne konsumin qe ato kane ne sherbim te se drejtes që gjithsecili ka në fushen e tij specifike.
LIBRA kerkon ide qe kane vetem nje qellim, ndertimin e asaj qe neser do te jete themeli i nje shoqerie moderne, te pa korruptuar dhe jo ne varesi te interesit personal. Dikush qe po i kalon keto rreshta mund te mendoje: pse nuk permenden partite tradiconale ne kete shkrim? Kesaj pyetje do te doja ti pergjigjesha me nje tjeter pyetje. A kujtoni sot realisht se shqiptaret duan te lexojne dhe te degjojne organizime apo lidhje indirekte qe kane te bejne me batakun e prodhuar deri me sot? Mjafton te shikoni se si kopjohen nga te gjitha palet shtrimet e problemeve, zgjidhja qe i behet dhe ardhja ne pushtet per te harruar e zhgenjyer me pas te gjithe ato qe shpirterisht sakrifikuan per te bere nje ndryshim. Ndryshim i cili kurre nuk erdhi dhe kurre smund te vije nga padrejtesia.
Me thoni nje shoqeri e cila ka perparuar dhe ka mbijetuar ne histori duke funksionuar ne baze te padrejtesise? Mund ti referoheni cilesdo histori, asaj laike, teologjike apo te trilluar. Kurre nuk do ta gjeni nje te tillë. Shoqeri te tilla, e shkuara po aq sa edhe e tashmja, tregojne vetem shkaterrim. Si perkthehet sot shkaterrimi ne shoqeri? Më shumë pabarazi, më shumë indiferencë të atyre që kanë ndaj atyre që skanë, më shumë largime (emigrime), më shumë kufizime, më shumë taksa, më shumë beton, më shumë forcë për të shtypur, më shumë fjalë nga ata që në parlament duhet të flasin më pak dhe të zgjidhin më shumë, me shumë zhvatje të pasurive kombëtare, më shumë kafe, kazino, motele, hotele dhe pije alkolike, me shume dioksid karboni, me shume toka buqesore te lena djerre, më shumë babëzi për të mposhtur historinë dhe bukurinë e trashëguar nga zoti. Trashegimi kulturore e cila i perballoi egersisë së kohës por kurrsesi nuk mund dhe s‘do mundi të përballoje etjen për pasuri të lidhur me pushtetin në një shoqëri të shkatërruar.
A është kjo padrejtesia? Nuk e di, di vetëm që deri më tani kjo nuk është LIBRA. LIBRA është e kundërta. Jo e kundërta sepse duhet të jetë dicka ose dikush i cili duhet të hedhi baltë dhe të llomotisi kundër të tjerëve me shpresën se mund ndoshta personalisht të fitojë dicka. A mendojmë vërtetë se mbas gjithë këtyre viteve tranzicion dhe perpjekje mund te ketë njerëz që mund të durojnë fodullëkun, arrogancën, prepotencën e disave vetëm për pushtet? Kjo kohë ka ikur. Sot shoqeria jonë eshte ndarë në dy kampe. Ne kampin e atyre që nëse premton pune, pak hashash, pak para, pak korrupsion i cili mund të marre cfaredo lloj forme, do të ishte e mjaftueshme për tu votuar. Dhe në kampin e atyre qe kontributin e gjithckaje qe bëjne duan ta shohin vetëm në një vijë, në vijën e një shoqërie më të drejtë, e cila ndëshkon të pandëshkueshmit, ndëshkon të paekzpozuarit të cilët ekzpozojnë dhe shkatërrojnë vetëm për hir të së padrejtës.
Po a eshtë LIBRA kjo dhe a do te vazhdoje të jetë? Në përgjigje të kësaj pyetje di të them që une isha njëlloj si gjithë të tjerët perpara se të bashkohesha në këtë lëvizje. Si një i ri punoja dhe mendoja, a do të ketë ndonjeherë drejtësi në shqipëri? Dhe fill mbas kësaj më vinin ndërmend fjalët e shumë shokëve të cilët politika e shkatërrimit i dergoi larg. Sdo mundem dot ti them: degjoni ju njerëz të shkolluar , të mirë për të ndihmuar në momente të veshtira, kthehuni, kthehuni se sot është një alternativë tjetër. Kam frikë se mos më thonë: Ermir je djalë i mirë por ti e din se politika shqiptare është thjesht pazare të ndyra. Kam frikë se mos më thonë: Ermir u shite edhe ti, edhe pse ne jetë tënde kurrë ske menduar për vete po gjithmonë ke qenë gati që për Shqipërinë të japësh më të mirën. Dikush do thotë: c‘është ky hartim idealisti. Dhe mbas kësaj do ta lërë ketë shkrim duke thënë: ik ore djalë shko bëj atë punë që ke dhe lëri keto llomotitje: idealisti i fundit dhe të gjithe heronjtë që duan të bëjnë ndryshimin sot s‘janë më? Do vazhdojnë të thonë se servilat , manipulatorët, të padrejtët sot gëzojnë gjithcka. Por une do vazhdoj, do vazhdoj sepse në një të ardhme dua që ai student, ajo nënë e atij biri ose vajze dhe ai baba të mendojë se djali edhe vajza e tij ndoshta mund tja dalin edhe këtu.
Ndoshta mund tja dalin në një lëvizje e cila nuk të vlerëson se sa influence ke ti se je VIP. Influencë? Cfarë duhet të nënkuptojë kjo sot? Mos ndoshta do të thotë para, miq apo pushtet? LIBRA deri më sot nuk e ka treguar këtë, përkundrazi ka zgjedhur dhe vazhdon të zgjedhi njerëz të cilët me aftësinë e tyre duan të ndryshojnë rrugën që po na con drejt shkatërrimit.
A ka zgjidhje në situatën që jemi sot? Zgjidhja në mendimin tim duhet dhe mund të vijë vetëm nga ata të rinj të devotshëm, që pakenaqesine e tyre e kanë zbutur nëpërmjet aftësimit, nëpërmjet shkollimit, nëpërmjet dëshirës për të folur dhe bërë të drejtën edhe aty ku nuk kanë pasur mundësinë të shikohen apo vlerësohen nga të tjerët. Disa mund ta quajnë ndërgjegje, disa të tjerë përgjegjshmëri. Unë do ta quaja thjesht drejtësi, si kryefjala e munguar e cdo shoqërie në shkatërrim.
A mundet sot qe një pushtet të mos marre ne konsideratë mendimin dhe zgjidhjet që ofron nje rini? A mundet sot që një pushtet në kushtet kur rinisë nuk ja ofron dot një punë sepse ato nuk duan të jenë skllevër të askujt ti heqin të drejtën e krijimit të një pune? Po ngrej pyetje qe shtetet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia edhe Greqia i janë pergjigjur me kohë. Nuk po kërkoj subvencionim nga shteti per vitet e para të një të riu që hap një sipermarrje të tij apo me një grup shokësh. Jo, thjesht po kerkoj zerim taksash deri ne 3-4 vjet per cdo 20 vjecar qe kërkon të ëndërroj. A mund të arrihet? Po mund të arrihet nëse taksohet e keqja dhe ndëshkohet e padrejta. Kush është e keqja? E keqja është kumari, alkoli, betonizimi i pakontrolluar, shitblerja e cdo vlere njerëzore. Nëse të gjitha këto do të taksoheshin sa gjysma e asaj që vendet e zhvilluara sot kanë, vëndi jonë do kishte më pak sjellje të keqe, më pak vese, më pak divorce, më pak hashash dhe më shumë shëndetësi.
Ka nga ata që mund të mendojnë: Po c’thua more djalë o sot o kurrë ne kemi zbatimin e vetingut. Po c’është vetingu, cfarë është ajo gjë që thotë që sado që u korruptua një gjyqtar apo prokuror, cfarëdo që ndodhi në momentin që jep dorëheqjen kjo histori mbyllet me kaq dhe ai ose ajo ti gëzoje ato që vodhi. Po cfarë është prokurori edhe gjykatësi? A nuk është thjesht një leve në dorën e pushtetit? Pushtet që o sot o kurrë është i mbushur me llumin më të madh që historia shqiptare njeh. Parlamentarë me rekorde kriminale dhe faktorë kyc ne zgjedhje e ‘‘lira‘‘. Pse nuk ka veting për deputetët? Apo mjafton që të ikin këta që u ngopën dhe nxorrën para jasht vëndit dhe të tjerët sa për sy e faqe do jenë të rinj? Të rinj të cilët nuk kushtet e mospasjes së një shprese, do pranojnë. Pranim i cili më pas do përdoret përsëri në të njëjtën mënyrë duke pasur tek tuk ndonje sakrifikim për hir të pendesës së vonshme të ndonjërit ose të ndonjë gabimi paaftësie të pafalshme. Mos të merremi pastaj me kërkimin e votës së lirë, që ngjason si një pikë në oqean, absurdi i rradhës, i cili nuk mund të ndodhë nëse politika do vazhdojë të ketë në përbërje këto që ka sot e 30 vjet. Unë nuk besoj se drejtësia mund të vendoset nga avionët të cilët zbarkojnë njerëz me valixhe të zeza të veshur me kostum e kollare të ushqyer nga dora e kushedi se kujt.
Një shprehje e urtë e popullit thotë: cdo fillim e ka një fund. Edhe në këtë shkrim unë them që brezi i ri dhe ato që duan ti shohin zgjidhjet si zgjedhje te tyren dhe jo si nje alternativë e pamundur, sot e kanë një fillim dhe mundësi. Mundësi e cila do të vlerësohet, gjykohet dhe miratohet për aq kohë sa parimet e drejtësisë, barazisë dhe së vërtetës të egziztojnë. LIBRA e ka nje zgjidhje për këtë situate, të qëndrojë afër atyre që kanë nevojë dhe kërkojnë ndihmë duke mos u përzier me biznesmenë qe presin të blejnë postin e deputetit, por me njerëz intelektual që jetën nuk ja kanë kushtuar ‘‘gjakpirjes‘‘ së taksave të të ndershmëve por dijes.


