Nga Jolanda Ymeri
“Asnjëherë mos ki frikë të ngresh zërin përkundrejt padrejtësisë,lakmisë dhe gënjeshtrës. Nëse njerzit kudo do e bënin ketë gjë, do ndryshonte botën.” - William Faulkner
E drejta për të protestuar garantohet nga kushtetuta si një e drejte themelore e njeriut e lidhur ngushte me te drejten e shprehjes, gjithashtu edhe si një element thelbesor në respektimin e demokracisë. Por sa e mundur është kjo në Shqipëri ?
Eksperienca ka treguar se në vendin tonë protestat kanë ngjyrime politike, raste kur nje grup I ngushtë njerzish vetëm për të mbrojtur interesat vetjake, për të mos lene karrigen në të cilen kanë zënë myk prej kohësh,janë të gatshëm të përdorin çdo lloj manipulimi dhe skeme të mundshme që të marrin pas vetes individw të cilët e shesin veten shume lirë, duke mos menduar per të ardhmen. Dhe ky fakt është po aq I neveritshëm sa vetë regjisoret e të ashtëquajturës “protestë”.
E ndërsa sot në vitin 2017 shoqëria jonë nuk e njeh kulturën, te drejtën dhe filozofinë e asaj çfarë duhet të jete realisht një proteste. Në shekullin 16 morën hov masivisht lëvizjet në Europën Veriore, më pas Revolucioni Amerikan në 1770, duke pasuar me Revolucionin Francez në 1789, me levizjet anarkiste ne Chicago 1886, në 1963 me lëvizjet per te drejtat e njeriut me lider Martin Luther King etj etj.
Njerzit tek ne jetojnë me frikën në palcë, I dëgjon teksa thonë “ Nuk mundem të protestoj, kam fëmijë per të ushqyer, nuk mund të humbas punën,të afërmit e mi do ndikohen nga kjo gjë” . Po ata që protestuan në Indi & Columbi -2011tën, Stamboll & Brazil 2013-tën, Rumani etj etj nuk kishin fëmijë? Nuk kishin punë, të afërm?
Protesta duhet të ketë emrin e qytetarevë, pa dallime feje, gjinie, statusi, origjine, prindër , studentë, të gjithë pa përjashtim. Në një kohë kur papunësia ka arritur përqindjet më të larta se asnjehere, varferia dhe skamja janë ulur këmbekryq, emigracioni po thellohet gjithnjë e me tepër, ku dhuna po manifestohet në çdo moment, ku arsimin ;shëndetësinë; drejtësinë i ka zaptuar korrupsioni, ku fjala e lirë nuk ekziston e shume probleme të tjera , shqiptarët nuk duhet të rendin pas një flamuri, të behen duartrokitës të fatkeqësisë së tyre. POR duhet të kërkojnë me ngulm atë që nuk e gezuan dot prej kohësh për arsye të pasivitetit të tyre.
Luther King tha dikur “ Cdo human duhet të vendosë për protestën që I përshtatet më mirë bindjeve të tij,por fakti është që duhet patjeter të protestojë”


