Nga Erida Kabashi
Një nga premtimet më të dëgjuara e më tërheqëse për njerëzit në fushatat elektorale është "puna". Sepse të gjithë duam punë, të gjithë duam të jetojmë me dinjitet, të kemi një rrogë të denjë e të jemi të pavarur të bëjmë zgjedhjet tona. Por cfarë ndodh në të vërtetë? Një pjesë e mirë e vendeve të punës në tregun e punës dhe të gjithë vendet në administratë janë “peng” i politikës! Po, prone e atyre njerëzve që premtojnë vende pune por në fakt na bllokojnë të punsohemi! Askush në Shqipëri nuk mund ta thotë se s’ka dëgjuar për punë fushatash! “Eja me ne se ne të punsojme”, po prano ideologjine (pa ideale) tone dhe ke një vend pune në administratë, madje shfrytezjnë edhe
njohjet në privat! A nuk është kjo blerje vote? A nuk është kjo njëlloj si thesi me miell që gënjen të varfërit në atë muaj fushate? Po ashtu është por edhe më e dhimbshme. Nëse i varfëri me thesin e miellit ushqehet, ata që punsohen marrin rroge e pranojnë të humbin dinjitetin, pranojnë të jetojnë me frikën se një ditë dikush do i thotë “ik tani se mbaroi radha jote”!
Libra është partia e kësaj shtrese që kërkon të ecë përpara me forcat e veta e mbi të gjitha me dinjitet, Libra po themelohet pikërisht nga këta njerëz që kacafyten për të mos pranuar uljen e dinjitetit njerzor, pavarsisht sa e vështirë është, pavarsisht sa të shtypur janë njerëzit në këtë kohë kur cdo ditë dikush të thotë : “eja për 100 euro” (apo edhe më pak), “eja për një vend pune në bashki, prefekturë etj. etj.
Dhe pastaj themi pse këto premtime për vende pune nuk mbahen! Ka shumë arsye, s’mund të them se është vetëm kjo, por sigurisht kjo është një nga arsyet: për ti mbajtur njerëzit peng! Sepse nëse do të kishim punë, nëse do të mernim të gjithë rrogën dhe do ia dilnin të mbanin veten dhe familjet e tona, do ishim të lirë të gjykonim e shihni me sy hapur cfarë po i bën ky sistem i kalbur këtiij vendi! Një rrotacion partie con rrjedhimisht në rrotacion vendesh pune! Si të djathtë dhe të majtë bëjnë të njejtën gjë, dhe secili prej nesh e ka parë me sytë ë tij dhe mund ta dëshmojë këtë gjë. Arsyeja tjetër pse ky premtim nuk mbahet është sepse cdo reformë ka nevojë për planifikim afatgjatë, ndërkohë tek ne edhe reformat zgjasin aq sa zgjat pushteti i një partie politike. Ndërrohet partia, ndërrohen ligjet, kushtet e biznesit etj. Si investitorët e jashtëm ashtu edhe vendasit nuk kanë sigurinë e ecurisë së biznesit të tyre, e duke qënë një sistem i tillë si mund të vijnë investimet tek ne?
Ndonjëherë as une s’di si ti pergjigjem njerëzve kur thonë se ata më japin punën! Po sepse puna është e shenjtë, puna është nderi i një njeriu, puna është buka e përditshme, është shkolla, mjeksia, transporti dhe cdo gjë ! Në një vend ku puna është e "monopolizuar" nga politika si mund të kesh votë të lirë? Si mund të pretendosh se po realizon zgjedhje të lira, kur njeriu është i lidhur me zinxhirë nga brenda?!
Prandaj duhet të jemi të gjithë, duhet të bashkohemi e të vendosim në plan të parë parimet dhe idealet tona. Mund të duket e pamundur por historia na ka treguar se nëse bëhemi bashkë ne mund t’ia dalim!
Mbase fillimisht do të dukemi si ata idealistët “budallenj”, por fundja pikërisht ata që kanë besuar tek gjërat që dukeshin të pamundura ia kanë dalë të ndryshojnë botën!
Shqiperia dhe shqipateret meritojnë të jetojnë me dinjitet!


