Ilir Sinanaj
LIBRA në Vlorë është angazhuar në terren me stenda për mblidhjen e firmave për regjistrimin e kësaj lëvizje për zgjedhjet, në rast se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bënte ndonjë manovër për të mos lejuar që shqiptarët të votojnë për këtë lëvizje.
Themelimi i LIBRA-s ka ardhur si domosdoshmëri dhe kërkesë e vetë qytetarëve, e për rrjedhojë “rilindje”-LSI janë të frikësuara për humbjen e status-quo –së së tyre në zgjedhjet e 18 qershorit 2017: pra për humbjen e pushtetit. Angazhimi në terren i LIBRA-s në Vlorë është vullneti i qytetarëve që ka nsiur betejë ndaj klikës së pushtetit "rilindje"-LSI.
Qarku i Vlorës ka një rëndësi të madhe për klikën “rilindase”, përpos mundësisë për të bërë korrupsion me resurset e shumta të kësaj zone, sepse është qarku ku “kryerilindasi” Edi Rama ka marrë mandatin e tij të parë të deputetit. Për rrjedhojë “kryerilindasi” Rama do të përdorë çdo mënyrë për të ta mbajtur Vlorën nën diktatin e “rilindjes”, gjë që i intereson edhe aleatit të tij “kriptorilindasit” Koço Kokëdhima. “Kriptorilindasit” Kokëdhima i intereson Vlora, sepse aty mendon se ka bazën më të madhe të përkrahjes, dhe kërkon përsëri të bëhet deputet.
Them për Kokëdhimën se është një “kriptorilindas”, pasi ai është një “rilindas” i fshehur. Kur klika e pleqve të Partisë Socialiste që ushqejnë makinacionin e “rilindjes” punuan për heqjen e mandatit të tij, atëherë pse Kokëdhima vazhdon të rrijë në PS, duke bërë një lëvizje qesharake të quajtur “Zgjidhja”? Nga ana tjetër si e lejonkërka “kryerilindasi” Rama që Kokëdhima të bëjë takim me persona të PS-së në zona të caktuara të Shqipërisë? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Kjo është një manovër politike për të mbledhur të pakënaqur ndër radhët e PS-së dhe për t’u përdorur votën për të plotësuar numrat e deputetëve që u duhen. Nga ana tjetër nuk do të ishte çudi, siç qarkullojnë edhe zëra, që Koço Kokëdhima të ketë të ngjarë të kandidojë me listat e LSI-së në zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Si “rilindja” ashtu edhe LSI pritet të futen së bashku në koalicion zgjedhor. E pse jo? Pazaret e grabitjes u kanë ecur. Me konsensusin e Ilir Metës, pushteti ka grabitur 940 milionë euro nga familjet shqiptare në vitin 2015. Grabitja është e faktuar në Progres-Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë të vitit 2016.
E pra duke qenë se “rilindja” kërkon të ruajë statusin e grabitësit, të mbështetur me konsensus të Ilir Metës, stenda e qytetarëve që përkrahin LIBRA-n përbën më shumë "rrezik" për pushtetarët sesa vetë reforma në drejtësi. Sepse qytetarët do të bëjnë një “vetting” spektakolar me votë!...


