Solidaritet por me kufi te dashur Rilindas!
Nese dikush qe nuk jeton ne Shqiperi pra nje i huaj do shikonte aktivitetet e Rilindjes me komunitetin do mendonte qe kishte te bente me nje organizate jo fitimprurese. Gjithsesi duhet thene qe Rilindja eshte organizata me fitmprurese sot ne Shqiperi. Ka nje menaxher biznesi te jashtzakonshem qe per ne te tjeret eshte Kryeminister. Ka sponsora te jashtzakonshem qe per ate jane deputet por per ne jane kriminele. Ka kliente gjithmone qe presin rradhen per te blere ,tendera, koncesione, ligje. Keta per ne jane hajdute por per momentin ne Shqiperi Rilindja eshte bniznesi me i fuqishem ne treg. Eliminojne konkurentet nuk paguajne taksa kane klientele te sigurte , kane kapitale te paluajtshme qe jane te Shqipetareve por qe ata ja kane marre te drejten e menaxhimit me ane te mashtrimit diten e zgjedhjeve.
Tani na ndodh dicka e cuditshme Rilindja si menaxhere e vendit qe ajo e quan biznes dhe ne e quajme Vatan, ka filluar ben filantropi me njerezit ne nevoje. Shikoja Alfred Pezen ndertonte ne peqin dy shtepi ndertoi mendoja politikberje e vjeter aq di. Para vitit te ri Taoja ai i Librazhdit pervec mrekullise me lopet qe shpetoi ai dilte foto cdo dite ne nje shtepi qe ja ndertoi nje fshatari te vuajtur ne Librazhd. E sot arrin kulmi kur Rilindja e Kavajes shperndante ndihma per njerezit ne nevoje.
Sa normale eshte kjo per nje parti qeveritare? Kjo eshte turp.
Kjo eshte turp miq pasi kjo qeveri dhe keta deputete ndertojne tre shtepi si filantrope por votojne ligje qe ju prishin shtepite shqiptareve si Çiklope . Keta qeveritare qe sillen si solidare dhurojne para per koncesione per biznese ne mjeksi dhe nuk votojne rritjen e ndihmes ekonomike dhe njohjen e minimumit jetik. Bashkia e Kavajes ka 6 vite qe qeveriset nga rilindja dhe meqe e njeh situaten, te thote se sa femijeve ju ka dhene leket per librat sa studenteve nga ato familje ju ka dhene burse dhe sa prej tyre bashkia ja ka paguar arsmin e larte.
Qeveria smund te sillet si Ojf , per te mbyllur syte e qytetareve . Nese qeveria eshte e ndjeshme dhe solidare , te ule tarfifat e arsimit te larte. Te njohe minimumin jetik, dhe te miratoje ndihmat ekonomike me te medha se minimumi jetik. Jemi i vetmi vend qe nuk e kemi. Nese qeveria eshte solidare te ngrere pensionet dhe rrogat per punonjesit ne shtet. Te beje te mundur qe cdo femije shqiptar ti kete te gjitha ilacet e rimbursueshme. Te miratoje per te gjithe pensionistet rimbursim total te ilaceve. Keto para jane shume kollaj te gjendshme mjafton te anulloje koncesionet e check up te cilat ansolutisht jane afere koruptive e kuptushme por e paprovushme dhe e padenueshme per shkak te mungeses se personave te duhur ne drejtimin publik qe te mbrojne interesin publik. Kjo qeveri eshte qeveria e biznesit , qeveria e privatit.
Marrim rastin e Zharrzes del Niko Peleshi dhe rreh gjoksin se po i demshperblen banoret por me taksat tona zoteri, nese do kishim nje qeveri te pakoruptuar sot bankers nuk do ishte me ne Zharrez dhe do paguante demin nga arkat e saj te mbushura me flori nga pasuria e tokes tone. Por si gjithmone nje qeveri qe mbron interesin privat para atij publik vendos qe per fitime te nje kompanie ne kurriz te Shqiptareve , duhet te paguajne Shqiptaret kompanine.
Solidariteti i Qeverise shprehet vetem me akte dhe vendime me ligje dhe politika , ndihma e perkohshme eshte gjest human i te papushtetshmeve, ndersa qeveria ka gjithe mekanizmat per ndryshimin e gjendjes se komuniteteve te caktuara permes ligjesh ne meyre te perhershme ose afatgjate.
Vullneti per te permiresuar jeten e qytetareve permes politkave mungon ose bije ndesh me interesin e subjekteve private te cilat e kane kapur qeverine dhe diktojne politika ne favor te tyre. Dhe Rilindjes i ngelet filantropia si gjest i shprehjes se gabimeve te saj dhe keqqeverisjes.


