Ardiana Çapi
Kam jetuar nё Lezhё 18 vjet dhe i mbaj mend si vitet e mia mё tё bukura, mbase sepse ishin 18 tё parat. Adoleshente, mbaj mend qё edhe nё Lezhe arriti moda e pantallonave kaubojse, gjithmonё terital, tё kuptohemi.
Kёshtu, djemtё qё prisnin shoqet e mia nga gjimnazi i njihja pikёrisht nga kёto pantallona, gri, kafe apo ndonjё ngjyrё tjetёr e paqartё por gjithnjё me vijёn klasike tё teritalit, me modelin kaubojs dhe me duart ne xhep.(Nuk dua tё zgjatem se sa e mundur ishte tё mbaheshin duart nё xhep me atё model pantallonash!).
Qёndrimi fliste qartё: Po tё duash, ne na lusin! Pavarёsisht orёve tё pritjes, pavarёsisht trofeut!Ishte qёndrimi mesazhi, ishte Klint Eastwood modeli i kohёs.
Mu kujtua ky qёndrim pikёrisht sot kur lexova lajmin: Prenga dorzon mandatin si deputet….pёr qetёsinё e familjes sё tij…
Tani ju do thoni keq ta kesh deputet keq mos ta kesh…..nuk ёshtё kjo cёshtja….skishte pikё rёndёsie nёse vajza, pranonte tё fliste me Eastwoodin – terital apo jo.Jo miq, cёshtja ёshtё qё Prenga Eastwood na i pёrplasi nё fytyrё mandatin si tё qe njё kapele me pluhur qё si hyn mё nё punё.Dhe Prokuroria, KQZ-ja, PS-ja, opozita, mediat e ne tё gjithё, jemi pёrreth me fytyrat idiote qё kane figurantёt e filmave tё Sergio Leones.
Ska shtet, ska drejtёsi, ska parti tё pastra, ka vetёm rrugecёr-surrogato kaubojsёsh qё lёvizin nё kёtё vend si pistolerё tё dalё mode, qё flenё e zgjohen me krimin e ne i votojmё!
Po mbi tё gjitha, mё vjen natyrshёm pyetja: pёr cfarё i ishte kaq i pazёvёndesueshёm nё parlament Ramёs Prenga? Cfarё Ligji amendoi, propozoi, frymёzoi?Cfarё reforme polli?Se qё ka luajtur me tё gjitha institucionet mё tё larta qё ne paguajmё si ligjzbatuese duke pёrdorur emra fallco, duke fshehur krime duke plagosur njerёz tё pafajshёm, ska asnjё dyshim!Mbase pikёrisht kjo e bёn tё domozdoshёm nё pikturёn Rama sic ёshtё i domozdoshёm Rroshi, tjetёr mostёr?
Mbase jemi ne qё Sergio Leones (surrugato) nuk ja kuptojmё rёndёsinё e tё pёrdorurit tё njё Klinti (surrugato) deri sa ky i fundit, qyqari, u lodh dhe hodhi kapelen ne pluhur?
Tё mё ndjeni, se sot mu shpif edhe Eastwood e unё e dua Eastwood: dua ta mbyll me njё pyetje tjetwr, kёtё pёr lezhjanёt e mirё e tё fisёm, pinjollёt e Fishtёs, tё Gazullit e tё dyerve qё i kanё dhёnё dije e shpresё kёtij vendi:
A nuk ka ardhё koha qё Lezha tё ngrejё kokёn e zhytur nё llumin e votёs sё blerё e tё gjejё dinjitetin? Se sikur me paratё qё janё blerё votat gjithё kёto vite, tё ishin pastruar hidrovorёt e Lezhёs, sot turistёt nuk do shkonin nё Budva po nё Lezhё!


