Ngjarje

 
“Një metafor e dobishme për prodhimin në ekonomi vjen nga guzhina. Për të krijuar produkte finale duke u mbështetur në një recetë, ne miksojmë së bashku ingredientë jo të kushtueshëm. Produkti që mund të prodhoni është i kufizuar nga sasia e ingredientëve dhe shumica e produkteve në një ekonomi prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Nëse rritja ekonomike mund të arrihet vetëm nëpërmjet kryerjes gjithnjë e më shumë të të njëjtit lloj gatimi (produkti) ne eventualisht mund të përfundojmë në mungesa materialesh bazë dhe të vuajmë nga nivele të padëshiruara ndotjeje dhe irritimi. Megjithatë historia njerëzore na ka mësuar që rritja ekonomike lulëzon prej recetave më të mira jo vetëm si rezultat i (prodhimit) gatimit të tepërt. Recetat e reja përgjithësisht prodhojnë më pak efekte të padëshiruara dhe gjenerojnë më tepër vlerë ekonomike për njësi të materialeve bazë” (Henderson, D. 2007)
 
Ekonomia përbëhet nga tre aktorë kryesorë familja, biznesi dhe qeveria. Korrelacioni mes tyre është shume i forte.
 
Le të analizojme pak aktorin e dytë (biznesin). 
A po operon biznesi në kushte optimale ? 
Të gjithë i kemi parë sipërmarrësit duke protestuar për rritjen e nivelit te përgjithshëm të taksave. Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku klima e të bërit biznes është përkeqësuar qe nga viti 2011.
Tatimi mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera (përfshirë dhe ato mbi interesat e fituara nga depozitat), u rrit nga 10% ne 15%. E ashtuquajtura taksë progresive qe kurrë nuk e ushtroi progresivitetin e saj.
"E si mund te quajmë taksë progresive një taksë, ku drejtori i një banke taksohet me teper se vet pronari i saj" (Ben Blushi. 2015)
 
Ekonomia vazhdon të rritet nën potencialin e saj për shkak të ‘shok’-ut që ekonomia po përjeton nën udhëheqjen e Rilindasve.
 
Jo e nderuar politikë, kjo nuk është ekonomia që duam!
 
Ekonomia "zombie" e shqipërise që nga viti 2011, është përballur me katër simptomat kryesore të krizës që janë : pamundësia për marrje kredie, rënia e kërkesës agregate, papunësia e lartë dhe niveli i ulët i investimeve të huaja.
Pyetja 1 milion dollarëshe është se si ti përmisojmë këto tregues ekonomik?
Historia ka treguar se 
ekonomia e çdo vendi mund të ndikohet nga politikat monetare, politikat fiskale dhe reformat strukturore.
 
Adoptimi i politikës fiskale ekspansioniste (keynsianiste), me qellim uljen e taksave ose rritje e shpenzimeve publike me qëllim të stimulimit të rritjes së konsumit, respektivisht rritjen e kërkesës agregate. Kjo ndodh kur qeveria vëren ngecje apo shtim të ngadalshëm ekonomik ose kur papunësia është e lartë. Kështu, me rritjen e shpenzimeve publike dhe shkurtimin e taksave, individëve dhe firmave u lihet një sasi më e madhe parash për t’i shfrytëzuar në shpenzime konsumi ose investime. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit dhe shtimin ekonomik.
 
Taksat e ulura do ta bëjnë vendin më atraktiv kundrejt Investimeve të huja duke rritur punësimin, dhe si rrjedhoje edhe konsumnin. 
 
Kjo eshte ekonomia, qe duam!
 
Rritja e PBB (produktit të brendshëm bruto) do çoje ne rritje & zhvillim ekonomik.
Dallimi në mes rritjes dhe zhvillimit ekonomik është konceptual dhe përmbajtësor.
Se pari, mospërputhja qëndron në aspektin kohë, ku rritja i referohet parametrave ekonomik që maten gjatë nje viti, ndërsa, zhvillimi ekonomik është proçes afatgjatë, së dyti, rritja ekonomike i referohet vetëm studimit te fushës  ekonomike ndersa, zhvillimi ekonomik perfshin anën ekonomike dhe fusha të tjera përcjellëse ekonomiko-sociale.
Pra, rritja percakton anën teknike ekonomike ndërsa, zhvillimi ekonomik percakton elementet e mirqënies, sigurise, ndryshimit dhe progresit ekonomik.
Te gjithë shoqërite, zhvillimin ekonomik duhet të synojnë, qe vjen padyshim si pasoje e rritjes se qëndrueshme ekonomike. 
Ne mund jemi te dytët me rritje ekonomike pas gjermanise, po kurrë me zhvillim ekonomik.
Ekonomia jonë është ekonomi foshnjore, kundrejt ekonomisë më të madhe në europe.
 
Ekonomia shqiptare duhet te udhëhiqet nga politika racionale, dhe modele ekonomike që garantojnë qëndrueshmëri dhe shton shanset qe ekonomia shqiptare të dalë nga koma.