Nertila Mucoari
Fig: Vorë, Tiranë
Kjo nuk është ndonjë foto e rrallë dhe aspak e paparë per secilin prej nesh. Madje nga maja e Dajtit shohim pamje edhe me të frikshme, një re e madhe ku më pak e ku më shumë është mjaftueshëm e dendur për të na shqetësuar.
Tirana është një qytet që për fatin tonë të mirë nuk ka kushte klimaterike per t’u krijuar smogu.
Smogu është bashkim i nje sërë gazrash si Oksid Sulfur, Oksid Azoti, Ozon etj. me mjegullën e cila krijohet në zona të tilla si luginat dhe zonat bregdetare.
Ajo reja e frikshme që na shoqeron çdo ditë në cdo cep të Tiranës, në rrugë, në punë, në kafe, në shtëpi dhe kudo s’është gjë tjetër veçse një përzierje gazrash,CO2, SO2, NO, PPM etj.
PPM sasia e të cilave është alarmante për qytetin e Tiranës sidomos në zona shumë të populluara si p.sh zona e ’21 Dhjetorit’ e cila arrin vlera 10-fish më të larta se në gjithë Europën. Grimca të cilat shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore. Duke qënë se janë grimca shumë të vogla arrijnë të depërtojnë në mushkëri, në enët e gjakut dhe shkaktojnë mutacione gjenetike, infarkt, vdekshmëri foshnjore etj. Prejardhja e tyre mund të jetë si prej emëtimit të gazrave të makinës, pluhurit të ndëtimeve, djegies së qymyrit etj,
Rritja e popullsisë në Tiranë ka sjellë :
Rritje të konsumit dhe si rezultat rritje të mbetjeve, rritje të përdorimit të automjeteve vetjake dhe si rrezultat edhe të trafikut.
Betonizimi në masë që i është bërë Tiranës vitet e fundit e ka ulur ndjeshëm sipërfaqen e mbulesës së gjelbërt, si edhe mundësinë e rritjes së saj .
Rritja e popullsisë ështe një fenomen jetik dhe normalisht s’mund të bëjmë dot diçka kundër saj. Ajo e cila në kërkojmë të ndryshojë është ndërmarrja e politikave të suksesshme mjedisore nga pushteti qëndror dhe lokal.
Disa prej tyre kërkojnë kohë por disa prej tyre kërkojnë vetëm vullnet dhe njërëzit e duhur për ta bërë.
Abuzimi në masë me cilësinë e karburanteve është një tjetër faktor ndotës i cila shumë mirë mund të eleminohet me një kontroll më rigoroz.
Nje transport publik i shpejtë dhe i mirë motivon këdo prej nesh të mos ta përdorë makinën personale duke ndikuar ndjeshem ne uljen e ndotjes. Përdorimi i autobuzave eletrikë është gjithashtu një zgjidhje e mirë.
Nxitja e qytetarëve për përdorimin e biçikletave si mjet transporti nëpërmjet stimulimit simolik monetar siç po ndodh në shumë vende Europiane. Por njëkohësisht kjo kërkon dhe një infrastrukturë të dedikuar për biçikleta.
Sot në Tiranën tonë janë rritur në numër ato që ne i quajmë qofteri, të cilat përdorin qymyrin si lëndë djegëse, dhe që gazrat i shkarkojnë jo më lart se 15 metra nga toka kur gjysma prej nesh jeton dhe punon mbi këtë lartësi. Rishikimi i lejeve mjedisore dhe ligjit për këto aktivitete është i nevojshëm urgjent.
Një veprim i vogël por me ndikim të lartë pozitiv për uljen e këtyre grimcave është larja dhe jo lagia e rrugëve të qytetit, proces i cili do të çonte në largimin nga rrugët dhe mos ngritjen e tyre pezull.
Industria e cila ndodhet në periferi të Tiranës ku ka një peshë jo të vogël te ndotjes, ndot me mekanizma të ndryshëm.
Mungesa e teknologjisë bashkëkohore, kursimi i filtrave pastrues, dhe abuzimi i shkeljes së rregullave mjedisore. Pushteti qëndror dhe ai lokal përveç kontrollit të detajuar dhe zbatueshmërise rigoroze që duhet ti kërkojë duhet që me taksat e vjelura të bëhet rehabilitim mjedisor në mënyrë që të kemi kompensimin e dëmeve ekologjike.
Taksë e cila do të më çonte edhe në një rregullues tjetër shumë të rëndësishëm mjedisor. Te një ‘doktor mjedisor’ siç është rritja e sipërfaqes së gjelbër kudo ku është e mundur. Por edhe nësë s’është krijimi i kësaj mundësie, nëpërmjet taracave të gjelbra. Rehabilitim i çdo hapësire që është e projektuar për të qënë e gjelbër.
Një Tiranë e pastër na duhet si sot dhe nesër!
Tiranë, Nëntor 2016.


