Ngjarje

 Tonin Kaza

Të gjithë ata persona të cilët disponojnë më pak të ardhura se kjo madhësi (që shpesh quhet dhe kufiri i varfërisë) konsiderohen të varfër. Mbi bazën e minimumit jetik zyrtar, më tej përcaktohet politikat sociale qe ndermerr shteti per kete kategori.

Deri më tani masa e përfitimeve është përcaktuar duke mos e marrë parasysh këtë aspekt, dhe thuajse për të gjitha kategoritë ajo është e pamjaftueshme për jetesën mujore.

Minimumi jetik nuk përfshin vetëm të papunet por edhe të punsuarit që jetojnë me një rrogë qesharake.Prandaj shtrimi i diskutimit mbi percaktimin e minimumit jetik përbën rrezik për Sundimin e kastës.Gjendja ekonomike e puntorëve në Shqipëri është mizerabël.

Shqipëria nuk ka ende një minimum jetik të përllogaritur dhe as të shpallur. Po çfarë është ky minimumi jetik dhe pse nuk llogaritet dhe nuk publikohet prej mbi 25 vitesh në Shqipëri? Vendet rreth e rrotull nesh kanë kohë që e kanë bërë këtë gjë. Minimumi jetik është madhësia që tregon se sa para duhet të ketë një njeri që të mbijetojë. Nëse e vendosim se sa është kjo gjë atëherë do të llogaritet saktë sesa familje nën këtë minimum ka dhe sa duhet të shpenzojë shteti që këta njerëz të jetojnë siç u takon, përmes ndihmës së duhur monetare. Përmes llogaritjes së minimumit jetik njihet zyrtarisht pjesa më e varfër e popullsisë dhe trajtohet që ajo të dalë nga kjo gjendje dhe të mos shkojë në limitet e ekzistencës. Por, politikanët tanë nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe vazhdojnë të heshtin në lidhje me këtë fakt. Ata preferojnë as të mos e llogarisin dhe as të mos e shpallin, praktikë që funksionon në shtete të ndryshme të botës, mbarë. Në një situatë si kjo, kur të dhënat mbi minimumin jetik në vendin tonë mbahen të fshehta ose janë vërtet enigma.

Lind pyetja: përse shteti shqiptar nuk e llogarit dhe bën transparent minimumin jetik duke rënë në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me kushtetutën që pretendon trasparencë maksimale të institucioneve dhe veprimtarive të tyre?

Ligjërimi mbi mirëqenien fsheh apo eklipson problemin e vërtetë të mbijetesës dhe izolimi i individit në kushtet e mbijetesës mundëson jetëgjatësinë e kësaj Kaste.

Pra që të jëmi më tëqartë, ligjerata mbi mirëqënien është propaganda e këtij regjimi kurse adresimi i problemeve sikur ato janë individuale është ideologjia.

Varfëria e popullit shqiptar nuk është as natyrore e as rastësore. Fakti që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe ekonomik dhe popullin më të varfër të Evropës do të thotë që pasuria është këtu por dikush ka uzurpuar zhvillimin e saj.

Varfëria zëvendëson popullin me turma, Njeriun me individin kafshëror, arsyen me instiktin e dhunës, betejat për shoqëri të drejtë në luftë mes njerëzve për mbijetesë, qeveritarët në sundimtarë, sovranitetin e popullit në pushtetin e një pakice dhe Demokracinë me Autarkinë!

Nëse skamja dhe monopolet ekonomike janë produkt i këtij ekuacioni politika atëherë edhe zgjidhja fillimisht duhet të jetë politike dhe pastaj ekonomike. Pervoja perëndimore ka dëshmuar se antibiotiku më efektiv kundër privilegjeve dhe monopoleve është zgjerimi i Demokracisë ku vendimmarrja nuk është “pronë” e disa njerëzve por e qytetarëve.

E vetmja mënyrë për të dalë nga ky rreth vicioz “vidh, varfëro, sundo” është implementimi i Demokracisë Pjesëmarrëse ku modeli i qeverisjes të burojë nga hallet dhe problemet e qytetarëve dhe jo siç rëndom ndodh tash e 25+45 vite me rradhë ku hallet dhe problemet e qytetarëve burojnë nga modeli i qeversijes/Sundimit.

Ne keto kushte percaktimi I minimumit jetik krahas anes humane te shtetit ndaj personave ne nevoje ka rendesi thelbesore sepse permes permiresime te domosdoshme ligjore do te synoje ne disa objektiva madhore qe jane:

Rregjistrimin e popullsise,vendendodhjen,strukturen e saj,sipas grup moshave vendbanimi               banimin resident dhe te perkohshem,arsimin etj.

Inventarizimin e gjithe pasurive te paluajteshme,toka troje,ndertesa banimi dhe sherbimi,makineri mjete transporti,depozita bankare etj te ketyre kategorive.

Formalizimi I ekonomise dhe lufta ndaj evazionit fiscal ku sot per fat te keq mbi 50% e ekonomise eshte informale.Ne kete aspekt mendoj se duhet pare edhe mundesia e nje amnistie te gjere te kapitaleve te investuara ne 25 vite.

Deklarimi I te ardhurave vjetore per cdo familje ose deklerata integrale siq quhet e detyrushme dhe siq eshte sot ne legjislacionin shqiptar per individet qe realizojne te ardhura vjetore mbi 2.000.000 leke.

Kjo pastaj përmes prishjes së monopoleve do ti hapë rrugë krijimit të një ekonomie kombëtare dhe komunitare që do të plotësojë nevojat e të gjithëve e jo vetëm të një pakice. Përmes Zgjedhjes së zyrtarëve të lartë nga qytetarët në krye te institucioneve të drejtësisë do të çmontohet struktura oligarkike e sotshme e korrupsionit dhe favoreve të pushtetarëve.