Nga Daniel Shahollari
Zharreza 2!
Nje jave me pare ne fshatin Lumalas,5 km afer qytetit te Korces ka ndodhur nje shperthim dinamiti nga nje subjekt Gurore , i cili pervec tmerrit qe ju shkaktoi banoreve ka demtuar shume shtepi te ndodhura prane vendin te shperthimit.
Banoret, te alarmuar nga kjo ngjarje jane ankuar prane Bashkise Korce dhe prefektures se ketij qyteti duke kerkuar ndalimin e aktivitetit dhe ngritjen e nje komisioni per vleresimin e demeve te shkaktuara nga shperthimi.
Per fat te keq deri me sot nuk ka ende nje pergjigje nga keto institucione.
Te gjendur para ketij fakti banoret kane firmosur nje peticion te cilin do e dorezojne prane prokurorise duke shpresuar nje zgjidhje.Ne te kundert ata kercenojne se do te bllokojne rrugen Nacionale madje mund te futen ne greve urie sic vepruan banoret e Zharrezit deri ne zgjidhjen e ketij problemi .


