Blog

Nga Albert Lleshi

Falenderoj përzemërsisht të gjithë votuesit e mbështetësit e LIBRA-s. Ishte një sfidë e bukur që më dha emocione si asnjë herë tjetër. Sfidë që do të shërbejë si model për të gjitha partitë e tjera për shkallën e transparencës dhe gjithëpërfshirjes së anëtarëve. Përdorimi i rrjeteve sociale më dha mundësinë për të shpalosur më hapur mendimet dhe

qëndrimet e mia. Inisiativa që mora për kandidim, për të qenë ndër të parët  kandidat nga zona ime bëri që të kem vota dhe mbështëtje nga ata dhe më gjerë. Kam kandiduar si një njeri i lirë me forcat e mia, pa mbështetje, me besimin se do të vlerësohem për atë që jam, gjë që ja arrita. Mesazhet pozitive që kam përcjellë dhe profili i një të riu intelektual e punëtor më bëri të jem anëtar i nderuar i Berthamës LIBRA. Koha do të nxjerrë në pah jo vetëm vlerat e mia, por edhe të gjithë anëtarëve të tjerë. Të bashkuar do t'ia dalim. Sot më është shumëfishuar përgjegjësia ndaj LIBRA-s dhe çdo anëtari të saj.