Blog

Arenc Tema

Një nga problemet aktuale është vendi i punës për të rinjtë shqiptarë, sidomos pasuniversitarë.

Duke qenë se është bërë mainstream Call Centeri dhe çdo gjë e lidhur me të, mundësia për ushtrim profesioni po zbehet fare. Zyrat e punësimit në Shqipëri më duken si formalitet. 

Idea ime është të hapet një zyrë e posaçme ose diçka rreth asaj ku gjithsecili mund të gjejë dicka konkrete rreth degës që ka studiuar. Mundësia që kjo të ndodhë ndoshta përbën vështiresi. Të paraqitet si ide të paktën dhe ndoshta i gjendet një zgjidhje, pasi seriozisht është një ndër hallkat që i mungon këtij vendi. Madje do krijojë lehtësira për të rinjtë për një të ardhme sa me të mirë. 

Thuhet në media se po hapen vende pune por duhet dhe burimi i informacionit që të percjellë tek të rinjtë dhe jo vetëm. Përtej kësaj problemet skanë fund, por gjithçka fillon tek sensibilizimi i masës.