Blog

Endri Bahja

Dikush nga Shqipëria duhet ti telefonojë Presidentit të Zgjedhur Donald J. Trump. Është e pakuptimtë dhe aq më e papranueshme që asnjë politikan vendim-marrës Shqiptar ska marrë guximin akoma të bëjë telefonatën uruese për Presidentin e Zgjedhur Trump. Çfarë presin?

Shpresojnë nga rinumërimin e votave mos ndoshta situate shkon në favor të Hillary? Apo mos kanë marrë vesh nga burime jasht-tokësore që shumë anëtare të Kolegjit Elektoral do të tradhëtojnë dhe nuk do të votojnë për Trump?! Asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Gjatë rinumërimit Donald J. Trump do të dalë me më shumë vota nga çka pasur, si dhe anëtarët e Kolegjit Elektoral që kanë zgjedhur të mos votojnë Donald Trump numërohen me gishtat e dorës së majtë, numër i cili nuk ka asnjë efekt në votimin e 19 Dhjetorit. 

 

Pse kjo stepje nga Kryeministri, Kryetari I Kuvendit, apo Presidenti I Republikës. I vetmi deri tani që ka vepruar është Lulzim Basha, kryetar i një prej partive opozitare I cili nuk nguroi të paktën të shkruante një letër urimi për Presidentin e Zgjedhur. Por Luli, në Korrik të 2016 ngatërroi konventë dhe mori pjesë në konventën e demokratëve në vend që të shkonte tek konventa e replublikanëve dhe të mbështeste fort kandidaturën Republikane. Ska gjë, se kishte dhe më keq se Luli! Kryeministri ynë Rama, artisti i zhgarravinave globale, ngaqë donte ti tregonte botës që flet shumë mirë Anglisht s’la gjë pa thënë kundër Presidentit të Zgjedhur Trump mu në zemër të Amerikës, saqë zelli i tij, vuri në pikëpyetje dhe vetë Amerikanët. Një familje amerikane në Florida teska dëgjonte kryeministrin Rama, ndryshoi mendim dhe shprehu haptas votën pro Donal J. Trump. 

 

Por çfarë do që të ketë ndodhur para zgjedhjeve tani është koha të ecet përpara. Dikush duhet të marrë guximin ti telefonojë tani Presidentit të Zgjedhur Trump. Kryeministër, Kryeparlamentar, President! Ju preferonit fitoren e Hillary Clinton. Si shumë të tjerë me të drejtën tuaj. Jo se kishit lexuar ndonjë gjë më tepër mbi presidencën e mundshme Clinton, po ndoshta ngaqë ja kishit dhënë dorën nja dy-tre herë. Mos prisni t’ju japë miratim “Rruga Elbasanit” sepse nuk ka ç’tju japë më. Janë akoma të shushatur dhe në gjendje mohimi vetë. Disa prej tyre janë dhe duke menduar për vendbanimin turistik të rradhës. Vendimet merren vetë qoftë dhe nga instikti politik sepse jo gjithmonë ‘këshilltarët e huaj’ dinë më shumë. Përkundrazi dinë shumë herë më pak dhe më shumë prishin punë sesa të rregullojnë. Kështu ndodhi dhe me Renzin, që u ‘këshillua’ për betejën e tij kushtetuese nga manaxheri brilant i fushatës së Presidentit Obama, Jim Messina. Çdo gjë shkonte vaj deri një ditë përpara kur në mbrëmjen e 4 Dhjetori zoti Renzi e pa veten në disfatë të plotë dhe bashkë me të dhe qeveria e tij. 

Disa gjëra bëhen dhe vetë! Presidenti i Zgjedhur Trump, nuk do t’ju hajë, nuk do t’ju mbajë mëri, përkundrazi ka harruar çdo gjë që është thënë kundër tij dhe do ta presë me kënaqësi telefonatën tuaj BURRËRORE. Mjafton të jeni të sinqertë dhe në sinkron me objektivat e Presidencës së tij. Mos e bëni për veten tuaj po e patët me përtesë, por të paktën, bëjeni për vendin. Merrni guximin, artikuloni mendimin dhe formoni numrin dhe pastaj fjalët.“Shqipëria do t’ju përkrahë në çdo nismë Tuajën zoti President i Zgjedhur dhe do të jetë aleatja e pandashme dhe më Besnike e Shteveve të Bashkuara të Amerikës gjatë 8 viteve të Presidencës tuaj.”