Blog

Sot nje vajze me saktë shumë më trime se shumë nga neve që sillemi si burra, beri aktin më të bukur të rezistencës ndaj shtypjes dhe arrogancës së pushtetit në çdo sektor. Sa krenar jam për ty dhe e lumja ti që të ka falur zoti atë shpirt kundërshtie ndaj të keqes , ndaj vjedhjes ndaj korrupsionit. 

Faleminderit Mirela sepse sot më ke berë të ndihem i çliruar , bëre atë që unë smunda ta bej ose nuk kisha forcën dhe guximin tënd.

Sot na bëre te ndihemi të përfaqesuar sepse një nga i tregon pushtetit që ne nuk kemi frikë dhe të sfidojmë kurdoherë me të gjitha forcat tona deri në pikën e fundit.

Sot na ke dhënë shpresë qe këtu në këtë vënd ka të rinj të cilet duan vendin dhe drejtësine më shumë se Jalën dhe Partinë.

Sot duhet të ndihemi krenarë për ty , për çdo të ri i cili e do Shqipërinë më shumë se partinë, duhet të ndihemi të bashkuar . Eshtë momenti jonë për ti dhënë fund oligarkisë dhe shtypjes ndaj të varfërve dhe pasurimit të klientëve të qeverisë. Ne do qendrojmë fort për uljen e tarifave në Universitet , ne do qëndrojme fort për të kthyer Universitetin në vendin e dijes dhe jo vendin e biznesit dhe korupsionit. Do qëndrojme fort për Universitetin bashkë me Mirelen dhe të gjithë të rinjtë që e duan Shqiperinë më të mirë , me guxim ne mund të bëhemi shumë te cilët kundërshtojnë pushtetin e inkriminuar , të korruptuar dhe të kapur totalisht nga arrogantë që na sfidojnë me forcën e shtetit tonë. Kjo politikë e vjetër ska cfarë të japë më shumë, vendi duhet tju kthehet Shqiptarëve për mirqënie dhe begati.

 

Nga Neritan Seferkolli