Blog

Sot kisha mundësinë të “shijoja” një seancë parlamentare ku për hir të së vërtetës nuk e ndoqa deri në përfundim.  Ndjeva se ishte kohë e shpenzuar kot pasi nuk po kuptoja nëse ishte seancë parlamentare,  ring boksi apo shfaqje  ?  

Gjuha e përdorur (verbale& joverbale), tematikat e referuara dhe problemet e adresuara lënë shumë për të dëshiruar. Mesa duket pjesa më e madhe e parlamentarëve kanë harruar arsyen se përse ndodhen aty!! I gjithë debati  fillon dhe mbaron me ofendime ndaj njëri tjetrit, sharje , krahasime, madje pjesë e këtij proçesi bëhen prezent edhe gjestet të tilla si konfrontimet fizike, të cilat I shohim rëndom në sportet fizike apo skenat e boksit & wrestling. 

Raste  të tilla shpeshherë më bëjnë të mendoj sikur jam në një film ose shfaqje me regjisor që edhe skenat hollivudiane do ta kishin zili. Protagonistët janë ATA(deputetët  të cilët  e luajnë perfekt rolin e tyre duke I pasuar përgjegjesitë sa nga njëri krah tek tjetri). Antagonistë për çudi këtë herë janë ATA që refuzojnë të behën pjese e një shfaqeje të tillë , hipokrite, të shtirur dhe aspak të dobishme.Spektatorët jemi të gjithë NE (populli), por me një ndryshim të madh nga spektatorët real të një shfaqeje. 

NE jemi spektatorët e realitetit tonë të hidhur të cilin e paguajmë me një “biletë” 4 vjeçare, duke na hedhur hi syve, duke na mashtruar, duke na e lidhur litarin deri në fyt dhe prapë durojmë. DERI KUR? 

Unë nuk mundem të mbyll sytë përballë kësaj situate,  vazhdoj të refuzoj të drejtohem nga një kryeministër që del e flet broçkulla cdo të enjte, ministra që pushojnë profesionistw nga puna si pa të keq pasi duan të punësojnë njerzit e tyre sepse po afron fushata elektorale , refuzoj të përfaqësohem nga kjo klasë politike e cila manifeston dhunë, hipokrizi,mungesë përgjegjesie,  aspak dobishmëri,refuzoj të përfaqësohem nga deputetë të cilët dalin aktrojnë me problemet, fatkeqësite, minimumin jetik të popullit shqipëtar. 

Ndaj më mirë e mbyll televizorin dhe hap një LIBER, një LIBER që do të jetë e ardhmja & zgjidhja për Shqipërinë. 

Jolanda Ymeri