Edhe une jam një student. Edhe unë kërkoj ulje të tarifave për shkollën publike dhe në qoftë se është e mundur, pse jo të mos jetë dhe falas.
Jam i ndëshkuar nga kjo reformë arsimore dhe kam 1 milion arsye për ta urryer Ministren e Arsimit. Jam 100% pro protestave, por jo veprimit të Mirelës.
Veprimi i Mirelës e ka prekur ministren jo vetem si ministre, por dhe si Lindita Nikolla. Deshtimi i saj si ministre ështeë jashtëmase i dukshëm, po ashtu dështimi i Edi Ramës si kryeminister është akoma më i dukshëm dhe i prekshëm nga të gjithë ne.
Por nëse ne përkrahim Mirelën për veprimin, a nuk do motivonim dike tjeter që neser ti gjuaje me 'tulle te kuqe' kryeministrit? Pershembull edhe z. Blushi është i prekur nga qeverisja,por ai proteston me menyra demokratike, me anë të fjalës. Nëse z.Blushi do protestonte në menyra te ndryshme, sot nuk do kishte LIBRA.
Unë prandaj kam bere thirrje për tu bashkuar në LIBRA. Ejani që të bëhemi të shumtë dhe të bëhemi forca e shtresës së mesme dhe të ulim taksat për shumicën e gjerave që për momentin janë qesharake.
Kjo është një mënyrë e mirë për të 'protestuar'. Veprimi i Mirelës është më shumë emocione. Unë lexova dhe historinë e saj që nuk kishte mundësi për tu arsimuar. Kjo është shumë e dhimbshme, por nga kjo mund të kuptojme dhe dicka tjeter, që shumë njerëz të tjerë bëjnë propagande dhe Mirela e cila është më e afërt me problemet preket më shumë dhe bën veprime të tilla.
Kush do ta mbroj atë sot. Une jam realist. Ne e dimë shume mire si funksionon sot në Shqipëri. Nga ky veprim ajo doli akoma më e humbur. Protestat paqësore kurrë stë nxjerrin të humbur. Këtë bëjmë ne në LIBRA. I japim rëndësi fjalës dhe mendimit të lirë. E respektojmë dhe nëse votohet , e aprovojmë.
Une kam lexuar dhe për bindjet qe ka ky grup,por nuk po flas, sepse nëse ato sot do ishin shumica, une s'do isha duke bërë këtë shkrim. Nuk po argumentoj me në lidhje me kete, sepse nuk ia vlen dhe do të largohesha nga tema që është për veprimin e Mirelës. Unë e përseris që jam kundra këtij veprimi dhe shpresoj të mos bëhet përsëri.
Alajd Alla.


