Gjëndja kaotike që po mbizotëron në hapësirat tona është një tregues i asaj që po na pret në të ardhmen.
Gjëndja e vështirë ekonomike dhe shtimi i papunësisë në mënyrë permanente duke bërë kalkulimin e këtyre 25 viteve pluralizem, po rezulton gradualisht në migrim të më shumë se 50% e popullsisë. Duhet të reflektojmë në konsekuencë, Unitet, Kompaktësi dhe aq më tepër me gjakëftohtësi ! Mendoj se e kemi tagrin nqs e mendojmë si të depolitizuar! Qeveria, opozita, të gjithë politikanët në tërësi dhe individët përgjegjës me veprimet e tyre kanë treguar një imoralitet dhe një neglizhencë të paskrupullt në raport me këtë aspekt, duke vënë interesat e tyre përpara popullit. Përderisa nuk largohen këta servilë, te cilët kanë keqpërdorur dinjitetin në radhë të parë, qytetarë si dhe gjithçka që ka qënë e mundur duke u pasuruar , duke rritur mirëqënien e tyre sociale në kurriz të popullit, dhe duke mos kujtuar gjëndjen e vështirë sociale te qytetarëve , përveçëse nëpërmjet një interpelance të vështirosur dhe banale në parlament e cila është dhe aq më tepër fyese. Në qoftë se akoma do vazhdojnë të na përfaqësojnë këta sahanlëpirës atëhere më duhet të them me keqardhje që shpresat dhe optimizmi jonë do të mbesin ende minimale dhe për të mos thënë jo të realizuara. Kemi nevojë për një brez te ri, në ofrimin e prespektivës dhe kushteve të duhura për ta, ndryshim mentaliteti dhe ndryshime kulturore, kulture politike qe di ta vlerësojë dhe perfaqësojë denjësisht këtë popull si dhe një ekonomi të qëndrueshme në avancimin e shtetit dhe të shoqërisë posaçërisht. Nuk kemi nevojë për atë rini mediokër që i lëpihen servilëve politik nëpër pseudoforumet rinore të ndërtuara nga po vetë, këta servilë . Kemi nevojë për ata të rinj që dinë të vlerësojnë vendlindjen, shtetin, shoqërinë, dhe të dijë të respektojë të gjitha standartet demokratike, që mund të katapultojë këto situata të patolerueshme më! Kemi nevojë per RININË E VERTETË! ZGJOHUNI , NE JEMI VETË DEMOKRACIA, NE JEMI LIRIA, FJALA E LIRË! NE JEMI BIJTË E SHQIPERISË DIPLOMATIKE DHE JO TË BURGOSURIT E PARTIVE DHE FORUMEVE POLITIKE!
Rinia shqipëtare sot për sot është pa kauzë! Të përdorur për interesa të politikaneve, të keqtrajtuar dhe të mashtruar nëpër Forume përsëri për interesa të politikanëve dhe të partive ku ata aderojnë. Një Rini që nuk di të perfaqësojë veten e vet nuk mund të quhet një Rini, por mund ta quajmë një kope që nuk di nga vjen dhe ku shkon, nuk e kanë idenë se për çfarë kauze po luftojnë. Të ngjeshur dhe të shtuar nëpër forume sikur këto forume të ishin salla ku shpërndahen supa për të varfërit, të rraskapitur dhe pa ide dhe aq më tepër viktima të injorances e cila u serviret cdo ditë nga spektri yne politik. Shoh në horizont, parti të reja të ndërtuara me qellim të përfaqësimit të Rinisë por në substance çdo ide e ngritur prej tyre më duket epirike dhe aq më tepër një profanizëm e gjallë, që nuk do dylbi për tu parë sepse është kaq evidente. Cila është kauza që kjo Rini lufton në ditët e sotme? Mos ndoshta është vallë posedimi i një karte anëtarësimi të ndyrë apo një teser partie? Jo, nuk dua ta besoj pavarësisht se faktet më dërgojnë në një konkluzion të tillë, nuk mund ta besoj që Rinia ka degraduar në këtë mënyrë të cilës i ka humbur busulla. Cila pra është kauza e vërtetë?! Mos ndoshta është servilizmi i kryetarëve të tyre politik për një post për nesër? Jo, s’mund ta besoj që kjo Rini mund të jetë kaq servile as nuk mund ta besoj një gjë të tillë sepse mund të themi fare qartë që SHQIPËRIA ËSHTË E VDEKUR DHE PA PASARDHES! Por cila duhet të jetë kauza E VËRTETË e Rinisë?! Në qoftë se do arrijë të marr përgjigje për këtë pyetje atëherë po mund të them me plotë gojën se ky KOMB DO TË BËHET! SHQIPËRIA PA RININË është si njeriu i verbër, si lulja pa ujë, si zogu pa liri, si mushkëria pa oksigjen, dhe si KOMBI PA ATDHE!


