Per arsyet e meposhtme kerkoj mbeshtetjen qytetare .
Rruget
1. Rruga Durres - Kukes - Morine , nuk eshte perfunduar ka 8 vite , madje as deri ne Milot nuk esht e perfunduar sepse ka copa copa te paperfunduara nderkohe qe Shqipetaret e kane paguar nje here me taksa te vjedhura e tani do ta paguajne me koncesionet famemedhaja.
2.Rruga Tirane - Elbasan ka nisur qe ne vitin 2012 dhe eshte e lene gjithashtu pergjysem dhe atje nuk punohet fare.
3. Rruga nga hyrja Fier - Levan ka tre vite nuk eshte bere asnje centimeter perpjekje per ta rregulluar aq sa gjate veres Fieri u kthye ne shembull trafiku
4. Rruga e Arberit qe u premtua ka 15 vite qe e mbajme mend e qe u rikujtua me zgjedhjet e Dibres , nuk eshte bere asnje hap per ndertimin e saj
5. Rruga Lin- Pogradec ja kane prere shiritin 5 here dhe ka 3 vjet ne qeverine e kaluar e 3 ne kete qeveri qe akoma ska mbaruar dhe ska ndermend te perfundoje sepse atje nuk punohet.
6. Rruga Qukes - Qaf Plloce , ka filluar qe ne vitin 2011 dhe gjate ketyre 3 viteve nuk eshte bere asgje vetem premtime qe do behet dhe spo mbaron madje , ne fillim te Qeverisjes ja ndryshuan dhe drejtimin e fondeve donin ti conin per tjeter gje por Arabet financues nuk e lejuan.
Hekurudha
1. Mashinistet ne Durres kane 6 muaj qe marrin rrogat por Treni nuk leviz sepse nuk kane nafte per lokomotivat pra praktikisht eshte e falimentuar
2. Drejtori i pergjithshem nuk e kishte mendjen ke hekurdha po ke sehiret ne zyre
3. Me pare Treni shkonte deri ne Pogradec por tani shkon deri ne Elbasan dmth as nuk dine te mirmbajne jo te ndertojne .
4. U ndertua linja Durres - Tirane , vetem nje tren eshte qe u desh 6 muaj qe ta lyejne ta vene ne pune .
Transporti Ajror
1. Qe kur kane ardhur ne pushtet kane premtuar qe do heqin monopolin e Rinasit, nuk kane bere asgje , aeroporti jone eshte me i shtrenjti nga te gjithe vendet fqinje dhe Shqipetareg po udhetojne nga Shkupi.
2.Aeroporti i Kukesit ka ngelur si nje germadhe e pa punuar per shkak te politikave te gabuara te ketyre qe na kane qeverisur, do thuan po marveshja e Rinasit nuk lejon te hapet tjeter , po kta e dinin qe slejon pse e ndertuan ate aeroport kot ,kur mund ti benin kukesit spital te lindin grate.
Transporti Ujor
1. Porti i Vlores ngjan me shume me nje vend parkim lundrash peshku si tek filmi " Vellezer dhe Shoke"
2. Portin e Durresit e kane ndare nje pjese e ka me koncesion Gjermani nje pjese tjeter e ka Turku ndersa emerimet ne punesim i kane ndare sipas partive dhe ajo pune
3. Premtuan nje port andej ne Shengjin po as eshte thene as eshte degjuar me per ate pune.
Politikat
1. Erdhen ne fillimet e tyre hoqen fugonat duket i gjobitur e perndjekur qindra familje me pretendimin se do rregullonin linjat, le qe furgonat vazhdojne akoma si ne ilegalitet dhe kjo vetem nxiti korupsionin po futen disa autobuza linje te shekullit te shkuar per linja te gjata.
2. Pretenduan se do ngrene terminale autobuzash, kane bere vetem dy parkingje autobuzash ne Tirane qe sdine nga te hyne e nga te dalin madje cdo autobus qe del nga ato parkingje thyen rregullat e qarkullimit se pret rrugen po hajt edhe kjo pune.
3. Taksat e makinave le qe i rrisin po kane nxjerre ca teori me sistem, nese nuk i paguan deri ne date 31 dhjetor pastaj i paguan dyfsh taksat se ashtu e mer sistemi , edhe jo vetem kaq por mer gjobe dyfishin e pagesedhe pastaj te vendosin dhe gjobe qe ske ardhur te paguash gjoben.
Keta qe marrin borxhe e deklarojne po se ku dreqin shkojne ato lek si nuk i deklaron njeri.
Ky shkrim eshte marre nga Shqiperia nga cna shohin syte ecna degjojne veshet.
-N.Seferkolli


