NJOFTIM
Të dashur Libra,
Në datën 16 /11 /2016, në selinë e Libra-s, patëm nje takim me banorët e Njësive të Tiranës, në kuadër të përzgjedhjes së Koordinatorëve për cdo Njësi Bashkiake, të Rrethit Tiranë.
Një takim I cili, mblodhi njerëz të të gjitha moshave profesioneve, dhe shtresave shoqërore ,që transmetuan një frymë pozitive, duke kryer një bashkëbisedim shumë te frytshëm, që sollën ide dhe mendime, si rezultat I eksperiencave te tyre profesionale.
Në vijim të propozimeve nga të gjithë ata qe morën pjesë, duam tju bejmë me dije se:
- Kushdo nga ju që jeni anetarë te Libra-s (dhe jo vetëm) si dhe të gjithë ata qe duan të japin kontributin e tyre ne Njësinë përkatese, janë të mirëpritur të kontaktojnë në faqen zyrtare Libra.al , deri në fund të javës që të jenë pjesë e takimeve që ne do të kemi me banorët e cdo Njesie , për të përzgjedhur Koordinatorët përkatës.
Libra është e krijuar nga të gjithe ju, që keni dhënë mbështetjen për këtë nismë. Ne mund të bëjmë diferencën në strukturë, në ide, dhe duke I dhënë mundësi të gjithë atyre që duan të përfaqësohen nga ne.
Kjo nuk mund te arrihet pa ndihmën tuaj, prandaj për këtë:
Ju ftoj, që të jepni kontributin dhe idetë tuaja, që ne të perhapemi sa më shumë dhe të krijojmë një strukturë gjithpërfshirëse në Tiranë.
Lorena Mancellari
Koordinatore e Përgjithshme e Tiranës


