Deklarata dhe Njoftime

Sot në ora 18.00 mbledhje e LIBRA-s.

Ndërkohë janë mbledhur më shumë se 5000 nënshkrime, nga 3000 të domosdoshme për t'u rregjistruar si organizatë politike në gjykatë.

 

Në faqen tonë libra.al janë anëtarësuar 3232 qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe nga emigracioni kudo nëpër botë, të cilët janë anëtarë me të drejta të plota të LIBRA.

 

Shumë shpejt do fillojmë të votojmë për qëndrimet kryesore që do marrim bashkarisht.

 

Po ashtu, po ndërtohet një Bërthamë e të rinjve LIBRA, të cilët janë mbledhur disa herë brenda kësaj jave.

 

Kushdo që kërkon të anëtarësohet dhe të kontribojë për LIBRA, mund të na gjejë gjithë kohën në libra.al, ose në selinë tonë Sami Frashëri no.5 Tiranë.

 

Ftojmë të gjithë anëtarët Libra të shkruajnë, të denoncojnë apo të japin ide ne libra.al, e cila është dritarja e lirisë së përbashkët dhe duhet ta përdorim jo vetëm për komunikimin e vetë Libra, por edhe për transparencë maksimale me publikun.

Vetëm gjatë një jave kemi organizuar  tre livestream dhe kështu do vazhdojmë t'i bëjmë aktivitetet tona, të hapura, për t'i mbajtur të gjithë të informuar.

 

Mirëpresim praninë, fjalën dhe idetë tuaja!