Deklarata dhe Njoftime

PSE VENDOSJA E AKCIZES SE GAZIT TE LENGSHEM ESHTE TAKSE KORRUPTIVE DHE ABUZIVE?

 

Per here te pare ne Shqiperi gazi i lengshem do te tatohet si mall akcize.

Vendosja e akcizes per gazin e lengshem ne nivelin 13 leke/liter per makinat qe perdorin kete lloj karburanti eshte takse abuzive dhe korruptive qe do te vendoset ne kurriz te konsumatoreve shqiptare, por qe do te shkoje ne xhepat e bizneseve klienteliste te qeverise. Pse?

 

E para akciza eshte nje takse indirekte qe nuk paguhet nga kompanite, por nga konsumatoret dhe ne kete rast nga perdoruesit e makinave qe perdorin gazin e lengshem si karburant. Nga nje perllogaritje perdorimi i gazit te lengshem ne makine kursen rreth 2/3 e shpenzimeve te karburantit. Kjo ka bere qe interesin me te larte per kete lloj karburanti ta kene shtresat me te varfra apo te mesme te cilat i perdorin makinat per nevojat e tyre te perditshme. Si rezultat vendosja e akcizes se gazit te lengshem do te preke direkt xhepat e ketyre shtresave.

E dyta akciza eshte takse qe vendoset per mallrat e luksit apo ato te demshme. Gazi i lengshem mbasi digjet cliron gazra me pak te demshme se nafta apo benzina e si rezultat i kesaj shteti jone duhet ta inkurajoje perdorimin e gazit dhe jo ta dekurajoje ate.

E treta aplikimi I kesaj takse vetem per nje kategori konsumatoresh dhe perjashtimi per nje kategori tjeter, pavaresisht se ne dukje mund te jape idene se po mbrohet nje pjese e konsumatoreve ka per qellim abuzivizmin e bizneseve klienteliste te qeverise. Meqense akciza e gazit do te vendoset vetem per gazin qe shitet per tu perdorur nga automjetet si karburant dhe jo per konsumatoret familjare, kjo do te beje qe disa biznese gazin qe do ta shesin per automjetet, do ta deklarojne si gaz i shitur per konsum familjar dhe te shmangin pagesen e akcizes ne arken e shtetit. Ne kete menyre konsumatoret qe e perdorin gazin per automjetet e tyre do ta blejne gazin 15.6 leke me teper per liter (13 leke + TVSH), por keto lek ne vend qe te shkojne ne buxhetin e shtetit, do te shkojne ne arkat e ketyre bizneseve dhe xhepat e zyrtareve te korruptuar.

 

Efekti i kesaj takse eshte parashikuar te jete rreth 4.4 milion euro ne vit, por edhe mund te vije ne rritje pasi trendi i makinave me gaz eshte rrites. Pavaresisht ketij trendi rrites ne besojme qe  arketimet do te jene me pak se parashikimi pasi nje pjese e mire e ketyre parave do te shkoje ne xhepat e bizneseve klienteliste dhe politikaneve qe i mbeshtesin ata.