Deklaratat pompoze tё Ballёs, Bregut dhe Bumçit nga Brukseli neverisin tё gjithё shqiptarёt brenda dhe jashtё vendit. Pёr mё tepёr, nёse kishte mbetur dikush qё kishte ndonjё dyshim, sado tё vogёl, se PD dhe PS janё dy parti tё ndryshme, sot mori konfirmimin se janё bsolutisht njёsoj.
Njё çanak, njё helm, nje fatkeqёsi.
Partia Socialiste dhe Taulant Balla qё duan brohoritje, harrojnё pa pikёn e turpit bllokimin e liberalizimit te vizave pёr Ruzhdien.
Partia private e Ramёs harron si padashje protestat pёr bllokimin e statusit tё vendit candida, pёr imunitetin e pa hequr tё gjyqtarёve dhe "cёshtjen ndёrkombetare" tё kryetarit te qarkut te Fierit.
Nuk ka si tё jetё ndryshe kur Partia pёrballё ёshtё e tё njёjtit soj. Kjo parti qё kritikon hashashin por qё ёshtё po ajo qё e bёri modё.
Partia qe kёrkon zgjedhje te lira dhe digjte gazeta ne kohёn e lirё.
Partia qe tani kёrkon dekriminalizimin por qё ishte e para qё bёri kriminelёt me pushtet.
Neveritёse shfaqjet teatrale qё bёjnё nёpёr Europe me paratё e taksave tё kёtij populli tё vuajtur e tё pёrmbytur.
LIBRA ju bёn thirrje tё mos luani mё me tё ardhmen e kёtij populli, tё kuptoni dhe tё merrni
pёrgjegjёsinё e momentit, duke vёnё SHQIPЁRINЁ MBI PARTINЁ.


