Leader! - nga Ergest Lekdushi
Fillimisht duhet të kemi të qartë se kush konsiderohet sot një leader. Për të shmangur cdo keq-interpretim, sot një leader nuk është ai që drejton, ai që e ka batutën në majën e gjuhës apo ai që shkëlqen në ekran. Ky nuk është imazhi i një leader-i, por i atij që rëndom e thërrasin "Shef" dhe që jo detyrimisht është mbartës i vlerave dhe vizionit që duhet të ketë sot një leader.
E pra, diferenca dhe ndryshimi midis një "Shefi" dhe një leader-i qëndron pikërisht tek vizioni. Për një kohë relativisht të gjatë vizioni i munguar i shefit, zvarriti vizionin dhe pritshmëritë që cdokush nga ne kishte për vendin dhe përditshmërinë.
Një leader në vetevete jo detyrimisht duhet të jetë bindës por mund dhe duhet të ketë aftesinë për të bashkuar.
Fitorja e tij e vetme nuk duhet të vdes me antagonizmin por me unitetin dhe bashkimin e vlerave. Një leader nuk sulmon sic ndodh rëndom, nuk mbrohet dhe nuk ka përse por dëgjon dhe sintetizon gjithshka, në emër të një vizioni unitar.
Me pak fjalë është profili i personit që dëgjon ato cka thotë dhe mbi të gjitha realizon atë që thotë. Të dëgjosh, të flasësh dhe të bësh, janë në sinkron të plotë me vizionin e në leader-i.
Në këtë pikë cdokush nga ne pyet veten se përse ende mungon figura e një leader-i?
Përse dje dhe sot, partitë politike e kanë të pamundur të tejkalojnë figurën e "Shefit"?
Përse jemi pllakosur në identifikimin sublim ndaj një figure si ajo e shefit, edhe pse nuk mbart asnjë vizion apo vlerë për të ardhmen?
Përgjigjija është shumë e thjeshtë: sepse punohet (me vetëdije por ka raste kur kjo e fundit mungon) për fitoren dhe triumfimin e SHEFIT. Në rastin e funksionimit të një leadershipi, shumë shpejt do dilte në siperfaqe i gjithë mediokriteti i kësaj lufte bandash që po zhvillohet këto muajt e fundit. Boshllëku i ideve dhe projekteve do ti largonte, e për rrjedhoje do fillonim ta konsideronim mediokre atë që sot e quajmë përplasje politike.
Figura e një leaderi në kërkim të një konsensusi të gjërë përkon sot me realizimin e një projekti politik të qartë, që garanton një anëtarësi që vështire se do të udhëhiqet vetëm nga pjesa emotive e momentit; nevojitet me pak fjalë nje projekt sepse sot më shumë se kurrë kërkohen zgjidhje më shumë se sa zgjedhje.
Në mungese të një vizioni, kujt dhe cilit duhet ti jepet vota? Nëse vota do kerkohet perseri për shefin atëhere jemi përsëri në pikën e nisjes, një treg ky i tej ngopur: ku Rama kërkon nga ana e tij një votë personale dhe të personalizuar po mundi, dhe Basha në kërkim të një vote proteste po aq personale sa dhe vetë karriera e tij.
E pra miqte e Libra-s, nëse gjenerata e prinderve tanë, shpesh herë pa e ditur dhe në pamundesi per tu informuar provokuan situatën në të cilën gjendemi sot, mendoj se nga ana tjetër gjenerata jonë ka sot detyrimin moral për t`Ju shqyej nga duart stafeten atyre që po e mbajne shtërnguar për shumë vite. Sot kërkohet nga ana jonë një lojë në skuadër, ku cdokush i ka të qarta rolet, detyrat dhe mbi të gjitha vizionin që na bashkon.


