Blog

Gjithmonë kam shpresuar që një ditë do jetoja një jetë normale , në një vend të quajtur Shqipëri. Do të jetoja në një vend ëndrrash ku gjithmonë ka qenë një moto që na ka shoqëruar se "Shqipëria është një bahçe me lule "Shumë e bukur, por u ndryshua në "Shqipëria është një bahçe me Kanabis".

Ehhh… Po ja që jetoj në Shqipëri , dhe jo në atë vend ëndrrash. Jetoj në një vend ku polítika është shembull perfekt i "suksesit ", ku shkollimi është i pavlerë e injoranca është virtyt, në një vend ku problemet janë panumërta e ku e ardhmja është një tunel i pafund, në një vend ku fukarallëku ka mbytur shqiptarët , ku njerëzit jetojnë si në mesjetë. Jetoj në një vend ku rinia është e papunë, që rri kafeneve duke pirë kafe e duke shpresuar se të nesërmen do zgjohen milioner, se ai miku që i ka premtuar punë do ta sistemojë përgjithmonë, mjaft që të votojë për Partinë, e si bonus ka një thes miell...

Jetoj në një vend ku revolta ka vdekur, në këtë vend ku servilizmi, nepotizmi, militantizmi ka pushtuar e rrëmbyer ndërgjegjen e çdokujt që në këtë mënyrë shpreson të ecë përpara e të arrijë aty ku beson se do të bëjë para, e do të bëhet i famshëm, sipas këtyre "modeleve " që na shfaqen për ditë në televizor.

Ne jemi fajtorët e këtij sistemi që e ngritëm vetë në këtë mënyrë.

Thonë që populli e meriton qeverinë që ka në krye. Mëse e drejtë! Se ata të zgjuarit, intelektualët,e të mençurit kanë ikur, dhe ju jap të drejtë, por unë prap shpresoj, që asnjë shqiptar të mos e shes veten lirë, nuk duhet të shes dinjitetin e tij, nuk duhet të shes të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shqipëria do bëhet me njerëz të zgjuar, me njerëz me karakter, me intelektual, me njerëz të thjeshtë dhe të ndershëm, me njerëz që kanë lenë Shqipërinë për një jetë më të mirë por kokën e kanë në vendin e tyre të lindjes, me shpresën që të kthehen, të kontribuojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shpresoj...