Blog

VOTA është arma paqësore me të cilën Libra do mund të shkundë demokracinë tonë të shpërfytyruar. Në këto dy dekada nuk kanë munguar tentativat për ta shpëfytyruar votën, denatyralizuar qëllimin,  reduktuar si një mall që shitet ose blihet. Në natyrën e saj vota nuk ka asnjë cmim, por përfaqëson dinjitetin e atij që e ushtron në mënyrë të lirë dhe të përgjegjshme.  Vetëm kështu ajo transformohet në të vetmen armë që disponon cçdo individ i këtij vëndi për të shkatërruar rendin e gjërave dhe duke i  hapur rrugën ndryshimit.

Është pikërisht ndryshimi horizonti jonë i përbashkët, me votë dhe pas votës. Po kalon shumë kohë që jemi duke dëgjuar zërin e dorëzimit:  zëra që vënë theksin tek pafuqësia e kësaj  kaste politike që vetëdeklaron impotencën e saj. Sa shpesh i  kemi dëgjuar fjalitë: "na e imponon kriza e rajonit", "gjetëm një situatë dramatike", apo më keq akoma thënë nga goja e tyre "fajin e ka politika". Janë këto fjalë që sterilizojnë shpresen, që stërvisin mendjet tona për të jetuar "mirë" me frikën dhe vetminë. Le të jemi  të sinqertë në këtë kapitull me njëri tjetrin dhe ta shohim realitetin drejt e në sy. Kriza ku jemi futur keto vitet e fundit nuk ka prodhuar vetëm pabarazi apo rritje të nivelit të varferisë dhe mizërisë, kjo krizë  ka shkatërruar kuptimin e fjalës "e ardhme"  dhe ka mbuluar me frikë dhe vetmi të tashmen tonë. Ky është në thelb kuptimi i humbjes tonë të përbashkët. Pasiguria dhe humbja e vendit të punës na zhvesh si  individ nga vlera dhe dinjiteti që kemi si në sytë e familjeve tona ashtu dhe në ato të shoqerisë. Humbja e kontaktit nga  kultura  dhe politika na nxjerr të zhveshur nga e drejta për të pasur të drejta, pasi keta qeverisin tanimë veten dhe për veten. Në këtë mënyre na kronometrohet dhe na  hiqet e drejta aq e çmuar që është KOHA.

Po jetojmë të zhveshur nga çdo vendimmarrje që duhet të ishte stabilizuesi i një ambjenti ku drejton respekti reciprok ndaj së drejtës, të zbythur nga natyrshmëria e një bashkëjetese njerëzore në harmoni dhe solidaritet me njëri tjetrin.

Është pikërisht kjo klase drejtuese që na ka futur në cepin e pashpresë të impotencës, pafuqesisë, dëshpërimit. Po flas këtu për një kastë politike që ka një emër dhe një mbiemër, ka partinë dhe kontrollon median, zotëron bankat  dhe shpërdoron televizionet. Duhet thënë me zë të lartë se qeverisja liberal populiste e këtyre viteve të fundit mban emrin e Salirit dje dhe të Delirit sot, që kanë shënjuar rëndë vendin duke prodhuar si të vetmin produkt, regresin ekonomiko social dhe atë civil.

Ishte Saliri i pari gjeneruesi i krizës, i paaftë më pas për ta kontrolluar atë dhe që sot me pafytyrësinë e madhe  do të kërkojë  përsëri  në zgjedhjet e ardhshme mandatin për një qeverisje më të mirë.  Është sot Deliri, trashëgimtari më i denjë i tij,  "Politikani" më i mbivlersuar (opinioni im) në këto 100 vitet e fundit.

Pa dashur të merrem me individët në fjalë që në fund të fundit janë pjesë e së njëjtës tipologji dhe mendësi të frustruar, më duhet të hap një parantezë lidhur me sfidën që kemi në 18 Qeshor.

Sfida jonë qëndron në atë ide demokracie që përkon më së shumti me programe  të mirëpercaktuara që do mundin ti japin zgjidhje krizës epokale që prek përsëgjalli mëndjen dhe zemrën e njerëzve. Programe që do të mund të qeverisin këtë vend të dizorientuar, që do të na drejtojnë drejt futjes dhe të sjelljes sonë në Evrope. Nuk ekziston përtej retorikës asnjë alternativë që do mund të ndalë erën e ndryshimit. Shumë kemi për të pasqyruar në programin tonë, duke nisur nga punësimi, politikat sociale (welfare), Shteti i së Drejtës, ambjenti, tek pasuria publike që duhet të  kthehet tek qytetarët. Përafirmimi i një demokracie të barabartë do të hapte më në fund një kapitull të ri në luftën ndaj varfërise dhe pabarazisë. Kjo është sfida jonë me qeverisjen aktuale, kjo është Libra që sfidon pikërisht në mesin e krizës. Këto duhet të na bëjnë krenar në sytë tanë dhe të familjeve tona dhe mbi të gjitha kjo është qasja që duhet të kemi  tek kërkojmë votën e qytetarit. Për të vënë në veprim idenë tonë të demokracisë dhe lirisë, do të  gdhendim me forcë në programin tonë fjalën "DINJITET".