Ta hajё dreqi si nuk kam ndjekur njё telenovelё ! Janё shkolla mё e mirё e narrativёs moderne. Por sot, mё nё fund, politika mendoi pёr mua.
KQZ-ja sapo shkroi faqet e para tё Bidaait nё kёtё fushatё.
Kemi dy Sulltanesha: njёra blu e tjetra vjollcё.(e di, I bёj lёmsh telenovelat!)
E para, ajo vjollca, nё fakt ka lindur e kuqe. Ka qenё gruaja e parё dhe e vetme pёr shumё kohё. Bёri ligj e kuvend sic deshi, dogji e vrau e si hyri gjemb nё kёmbё…deri sa, hyri nё skenё e dyta, ajo blu.Tani, pёr tё qenё tё ndershёm, e kuqja e kuptoi se dicka duhej tё lёshonte dhe i ngjeu me bojё blu ca lakej tё saj pёr ti shitur si tё rinj. Natyrisht qё blu-ja do ti bёnte vend vetes; erdhi ceku i bardhё, piramidalet , ’97-a, Gёrdeci e 21 Janari!
Normale pёr njё sulltaneshё tё re!
Mё pas e kuqja u u nda dhe vuajti ca, por gjeti forcat “tё rilindej” dhe gjysmёn e saj qё lёvizte ta ci shumё, e hёngri mama dhia e u bё mavi’ po kjo ёshtё histori e gjatё e e vjetёr.
Cka ka rёndёsi pёr ty lexues – qytetar i perandorisё narrative tё vetё Homerit, ёshtё e sotmja dhe e ardhmja.
Sot, KQZ-ja, njё parabanjё e haremit, polli njё telenovelё tё re: Gjeti njё parti tё re, as 4 muaj.
Qё pas vetёm 3 muajsh lindur, hyri nё zgjedhjet e brendshme mё demokratike dhe risi qё ka parё politika e njё partie; zgjedhje elektronike, tё drejtpёrdrejta, transparente.
Qё nё kёtё dimёr acar, afroi tё rinjtё tek politika sic vetёm ’91-i e kish bёrё , me ritmin 3000 antarё nё muaj!
Qё hapi zyra nё rrethe, pa patur njё qindarkё nga qendra, vetёm me kuota antarsie, me kontributin e njerёzve tё thjeshtё, qё shumё shpesh duan tё mbeten anonimё pasi tek ta fle frika, por edhe shpresa.
Qё u regjistrua e para nё KQZ, megjithёse ka lindur e fundit.
Kjo parti, sot pengohet tё votohet vetёm tre muaj para zgjedhjeve nga sulltanesha e madhe mavi’!
Frika ёshtё mё se e qartё dhe e kuptueshme; lyerja me bojra nuk funksionon mё.Rip Tip Tapit i ka dalё boja ka kohё. Njerёzit po vrasin frikёn dhe po mbrojnё shpresёn. Por cka mё cudit ёshtё eficenca e industrise mediatike Fuga : a nuk e kuptojnё se kёshtu, cojnё ujё nё mullirin Libra?
Libra nuk ka asnjё qindarkё tё investojё nё televisione, pankarta, autobuzё, naftё, zyra kudo, apo njerёz me rroga tё majme! Prandaj falёnderon me zemёr sulltaneshёn mavi’ pёr publicitetin! Jo vetёm kaq; unё uroj qё Bidaai a si dreqin quhet tё vazhdojё. Mbledhja e firmave pёr Librёn do tё kthehet nё njё manifest tё Shpresёs qё mund Frikёn!


