Nga Ervis Shehu
Termi VETËGJYQËSI është shumë i njohur për shqiptarët , pasi për çdo ditë kemi “vetëgjyqësi” apo vrasje nëpër gjithë qytetet e Shqipërisë . Dhe të duket sikur në këtë shtet kaq të vogël në mes të Europës ,dhe sigurisht një komb i cili ka një histori të lashtë dhe të lavdishme si një nga popujt e parë të Ballkanit dhe jo vetëm , ekziston akoma kjo “semundje” e cila duket se eshte ulur kembekryq ne vendin tone.
Per ta vertetuar kete gje ,mjaftojme tu hedhim nje sy edicioneve te lajmeve te cilat ne kronikat e tyre jane te mbushura me te tilla lajme dhe qe kjo “semundje” I ka shtrire tentakulat e saja ne te gjithe vendin. Dhe neve na lindin pyetje nga me te ndryshme te tilla si , Pse ka kaq shume raste te “Vetegjyqesise”? Kaq te “pacivilizuar” jemi ne si komb edhe pse kemi nje histori te zhvillimit njerezore per tu krenuar?
Kaq i paafte eshte shteti shqipetar per ta parandaluar kete fenomen aq negativ sa dhe jocivilizues i cili i shtohet listes se gjerave qe shqiptareve nuk duhet te ndihen krenare? Per tu dhene pergjigjje ketyre pyetjeve do te duhet ta trajtojme kete fenomen qe nga fillimi i saj.,dhe historikisht “vetegjyqesia” e ka shoqeruar shoqerine njerezore qe nga gjendja natyrore e njeriut , ku ne gjendjen natyrore njeriu e shihte kete si nje mekanizem per te vendosur drejtesi pasi ishte menyra e vetme per ta realizuar kete , ketu do te doja te fusja dhe pak mendimin e nje filozofi te shquar Angles THOMAS HOBBES ku thote qe njeriu ne gjendjen natyrore vret njeri tjetrin dhe sigurisht nepermjet kesaj do te na çoje te mendojme mosekzistencen e njerezimit , per ta parandaluar kete ai propozon krijimin e shtetit si nje mekanizem frenues dhe kufizues i kesaj prirjes sone natyrore.
Duket se me krijimin e shtetit do te arrihej te realizohej kjo gje , dhe ne fakt ne shumicen e shteteve moderne dhe te emancipuara e ka permbushur qellimin pasi shteti ju ka dhene ate besim popullit te tyre se drejtesia do e ju takoj te gjitheve ne menyre te barabarte dhe qe shteti ka ne dore monopolin e te berit drejtesi , por per vendin tone e shume sheteve te tjera si ne ,na krijohet ideja se akoma shoqeria jone eshte ne gjendjen e saja natyrore dhe qe nuk egziston shteti per te na e kufizuar kete prirjen tone . Por ne fakt ne e kemi nje shtet I cili neve na perfaqeson dhe na identifikon ne arenat nderkombetare por per fatin tone te keq ne kemi nje shtet kaq fiktiv ne shume drejtime kshuqe as ne kete drejtim nuk jemi me mire dhe madje mund te them qe ne aspektin e rendit dhe sigurise se qytetarit ka nje nivel mjaft te ulet te performances dhe sigurisht kjo gje ka sjelle mosbesimin e qytetareve ndaj institucioneve te shtetit , i cili ka arritur te “deshtoje me sukses te plote” ne kete drejtim. Dhe qytetaret duke mosbesuar ne instancat e shtetit ata bejne ate qe ne rrethana te tjera nuk do bente , pra marrja persiper e te berit drejtesi , duke mos justifikuar asesi kete fenomen , dhe kete lloji te drejtesise pasi mendoj dhe e kam kam bindje qe kjo lloj drejtesie jo qe nuk sjell drejtesi por per mendimin tim do e çonte vendin dhe shoqerin Shqipetare drejt nje degradimi te plote social she institucional. Ajo se c’fare mund te bejme si shoqeri eshte qe fatin tone ta kemi ne duart tona ,duke vendosur ne per te ardhmen dhe fatin tone si shoqeri. Duke mos qene dakort me kete lloj politikberje ne Shqiperi ,eshte detyra jone qe te kontribojme per ta ndryshuar gjendjen politike,dhe ate socio-ekonomoke.Te besojme me shume ne aftesite tona dhe tek fuqia jone “pozicion ndryshuese”,te mos leme qe per fatin tone te vendosin nje grup personash qe ne I gjykojme si jot e denje , por te jemi pikerisht ne ata qe do themi fjalen e fundit ,dhe kjo arrihet duke dhene kontributin e gjithesecilit prej nesh vetem keshtu do mund te arrihet ndryshimi I shume pritur per shoqerine Shqipetare.


