Blog

Nga Adela Bezaiti 

Kudo flitet për ekonominë, per arsimin e shëndetësinë, për sistemin elektoral, parlamentin e reformen në drejtesi, por askush ose pakkush flet me zë  te larte e me shqetesim për sigurine ushqimore dhe  mjedisore.

Unë mendoj se per te qene te afte të mendojme dhe te marrim pjese ne jeten e perditshme, aq me shume ne politike, duhet te ushqehemi patjeter ne menyre sasiore dhe cilesore si dhe të jetojme ne nje mjedis te paster e jo vrases.

Ç’mund te themi per sigurine ushqimore ne Shqiperi? Eshte per te ardhur keq në fakt. Besoj, jemi i vetmi vend në bote qe ka ligje, por që në të vërtetë nuk i zbaton ato.

Si mund të ndodhë qe ne postet drejtuese të strukturave te sigurise ushqimore te vendosen individe jo kompetente, jo profesionistë? Fjala vjen, ne krye te AKU – se, në nje prej qarqeve  eshte nje person me profesionin e ekonomistit  apo ne krye te Agjencise Rajonale te Mjedisit nje person me profesion sociolog, te cilet nuk njohin as terminologjinë  e sektorit përkates, jo më te flasin e te japin direktiva ne mbledhjet me stafet e tyre.  Ku janë profesionistet e fushes, kimistet , fizikanet , biologët , inxhinierët  e mjedisit, inxhinierët gjeologe, veterineret, agronomët, etj ???

Nga ana tjeter,  kemi këta te ashtuquajturit specialise dhe inspektore  te cilet jane te paafte apo dhe te korruptuar të cilët, me dy-tri sufllaqe dhurate nuk bëjnë detyren per te cilen paguhen, nuk ushtrojnë kontrollet e përditshme në pikat e fast – food-eve, restoranteve , hoteleve, kafeneve, marketeve e supermarketeve . Si eshte e mundur qe ne syte e te gjitheve, ne rrugët e Durresit për shembull, ne kulmin e vapes, ne temperaturën 35-36 gradë, shitet peshk dhe asnje nuk kontrollon? Më keq akoma, kur qytetarët  nuk reagojnë, çka e rëndon edhe më situatën.  

Si ka munesi që punetoret e pastrimit te rrugeve, edhe sot e kesaj dite perdorin fshesat e shqopes, bizneset paguajnë ne  bashki taksat perkatese te pastrim gjelberimit dhe punetori fshin me shqope para një biznesi duke ngritur re pluhuri qe depërtojnë ne zyre apo bien mbi peshkun ne karrocat e tregtareve ambulantë.

Erdhi e iku sezoni i pyllëzimit dhe nuk pame e degjuam asgje per fidane te mbjelle, proces në të cilin mund të perfshihen nxenesit e shkollave si pjese e edukimit mjedisor.

Nga studimet e çdo viti  vendi yne humbet territory, si pasojë e permbytjeve dhe e futjes se detit duke terhequr tokë . Çfare masash jane marre e po merren? Asnje lloj mase. 

Ndodh shpesh qe ne rubinetat e shtepive rrjedh uje i përzier me ujërat e zeza dhe asnje  nuk merr përgjegjesi. Ujin qe konsiderohet baza e jetes, ne shqiptaret e kemi me shumice, por e kemi te pasigurtë. Ky eshte vërtet kulmi.

Nga ana tjeter, instancat e larta , siç jane ministrite perkatese, ajo e Bujqesise, e Shendetesise apo e Mjedisit bëjne propagande shifrash dhe arritjesh, aq sa kur i degjon, te fillon dhimbja e kokës; indinjohesh dhe fik televizorin.

Nje rrumpallë e vertete. Askush nuk punon, te gjithe bejne propagande pa kuptuar se para se te jesh punonjes shteti, je qytetar dhe konsumator. Popullsia nuk ka edukaten e sigurisë ushqimore dhe mjedisore e cila ne fakt duhet te nisë që ne sistemin e ulet arsimor, cerdhe, kopshte e me tej .

Shqiptaret ushqehen keq, si nga ana cilesore ashtu edhe sasiore  dhe jetojne ne mjedis jo te paster e pa gjelberim. Këta jane pikërisht faktoret vrasës. Si pasoje e gjithe ketyre, çdo familje shqiptare ka brenda saj anëtarë të prekur nga semundje te rënda.

Sa te sigurte jemi qe djathi qe blejme nuk ka amidon apo nuk eshte i kontaminuar bakteriologjikisht, që domatet dhe zarzavatet jane pa hormone dhe nivel te larte te pesticideve, që mishi i gjedheve pa hormone, vaji vegjetal cilesor e jo me perqindje te larte te vajit te palmes, patatet e skuqura qe konsumojme ne fast – food dhe restorante qe te rrjepin lekuren nga cmimet e larta , jane nga ato te ngrirat me kohe të gjate konservimi ose  dhe te qeruara dhe të prera neper bodrume pallatesh nga individe pa kontrollin shendetesor  përkatës, e qe ne fakt  duhet te jene te pergatitura nga biznese të rregullta, me te gjitha liçensat perkatese? Per fat te keq nje i tille gjendet sot gati para falimentimit, sepse e konkurron individi informal.

Ndodh qe ka tregtare te cilet nderhyjne duke ndryshuar datat e skadences se produkteve. Ku janë inspektoret e AKU –se, cfare bejne keta njerez 8 ore në dite?

Siguria ushqimore dhe mjedisore është një temë shumë e gjerë dhe e thellë, por dhe e veshtirë per t’u menaxhuar.

Po çfare duhet te behet ?

 

  *   Duhet vendosur sistemi i menaxhimit sipas standardeve perkatese, psh:, ai ISO

  *   Duhet bere çertifikimi i produkteve, jo vetem per afat kohor te shkurter sa per te fituar nje tender, por biznesi duhet te jete i afte ta ruajë ne kohe kete certifikim.

  *   Duhet bere inspektimi i produkteve nga origjina (mbjellja e rritja ne fushe , magazinimi), prodhimi sipas standardeve dhe tregtimi.

  *   Sigurimi i gjurmëshmerise së ushqimit qe nënkupton se ushqimi duhet te jete i pajisur me dokumentacion dhe analizat fitosanitare, qe nga fermeri, prodhuesi e deri te tregtari sipas sasise, datës se magazinimit, te prodhimit dhe te tregtimit.

  *   Punesimi ne sektoret perkates te specialisteve te fushes dhe jo me urdhra partie.

  *   Kryerja e analizave sipas standardeve europiane, dhenia e pergjigjeve ne kohe sa me te shkurter dhe modernizimi i laboratoreve analitikë.

  *   Ndergjegjesimi i popullates me forma te ndryshme dhe futja e elementeve baze te sigurisë ushqimore dhe mjedisore ne sistemin arsimor qe nga me i ulti cerdhe, kopshte e me tej.

  *   Zbatimi ne praktike i ligjshmerise nga bizneset prodhuese dhe tregtare dhe futja e ndeshkimit te ashper per ata qe shkelin ligjin.

Qeveria te mos merret me brockulla e debate shterpe ne parlament, por te dalë garant per sigurine e qytetareve, sepse jeta eshte e shtrenjte. Ajo na jepet nje here dhe ne duhet ta konsiderojme dhurate, e si të tillë, ta jetojme me dinjitet.