Blog

Nga Marlin Korçari  Në dimrin e ethshëm të disa ditëve më parë, ku çdo media, politikan, lajm e sinoptikan lajmëronte kufizimin e lëvizjeve, vendosa të bëj të kundërtën e të dilja nën shoqërinë e miqve të mi. Deri këtu gjithçka shkoi fjollë.

…Por, më pas më duhej të prisja autobusin tim të lagjes,një linjë e re e transportit publik në Tiranë… 5 minuta që bëhen 10,15,20...40 minuta. Dhe i revoltuar, më shumë prej të ftohtit që më kishte mbërthyer,vendosa të telefonoj numrin e famshëm 112, numrin e emergjencave, për të denoncuar këtë shërbim “të mrekullueshëm"

aq sa u rrit edhe çmimi i biletës. Punonjësit e atjeshem më lidhën me Bashkinë Tiranë, ndërkohë që unë, i nervozuar, kërkoja të dija nga funksionari se çfarë kishte ndodhur. Dhe cila është përgjigjia e pushtetit në këto raste?! “MBYLLJANI GOJËN ATIJ NJERIU”! 

Ne vend që të sqaronte  situatën, jo vetëm mua, por dhe  qytetarëve të tjerë, zotëria, fik telefonin. Ju kërkoj me përulje t’i thoni “STOP PROPAGANDËS”. Mos bëni sikur punoni, por  zbatoni detyrat tuaja minimale. 

A do t’i bien në vesh ndokujt këto fjale? Mbase askujt. 

Në mendje më vijnë vargjet migjeniane të një populli që vetëm përpëlitet e mundohet në një habitat artificial, një popull  që mundohet të ngreje krye, por është i pafuqishëm ndaj veshëve të shurdhër të maleve që e kanë rrethuar e që e kanë ngërthyer. 

Ju lutem, bëjeni vendin tonë TË JETUESHËM!