Nga Dritan Ismaili
Situata politike vazhon të jetë e njëjta këto 25 vite asgjë s’ka ndryshuar, por dhe populli po ashtu dhe mendoj kjo është fatkeqësia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk mund të presësh që e keqja të fitojë mbi të keqen, e keqja nuk lufton me vetveten kur dy të këqia bëhen bashkë,
priten të ndodhin fatkeqësi, kështu dhe partitë e vjetra shqiptare, si njëra apo tjetra janë provuar në mazhorancë dhe opozitë dhe rezultati ka qenë i njëjtë çdoherë dhe ne tani jemi ketu ku jemi. Është koha që populli të kuptojë që pushteti i takon atij, është koha që ne të ndryshojmë, është koha që të ecim përpara, është koha të vendosim nëse do vazhdojmë t’i mbijetojmë viteve apo ti jetojmë ato..


