Blog

Nga Higerta Bali

Nuk mundesh të hapesh tv sepse ajo çka shikon është shokuese. 

Po flasim për një vend laik, demokratik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe kurrsesi nuk mundet që një fëmijë me urdhër nga drejtoresha e shkollës të dërgohet për të marrë mësime fetare në kishë.

Jam dakord me besimet fetare, ama është e paligjshme që një fëmijë pa dijeninë e prindërit të dërgohet në ambjente të tilla. Feja është e lirë për këdo që beson.

E përtej kësaj shohim fëmijë që goditen, fyhen nga mësues që në vend t’i mësojnë dhe edukojnë fëmijët bëjnë të kundërtën.

Njerëz të cmendur që po degradojnë arsimin dhe po na e bëjnë jetën të pajetueshme në këtë vend. Të mendosh që këto skandale ndodhin në mes të Tiranës,  vallë ç’mund të ndodhë në zonat rurale!?

E mos flasim për përgjigjen që mësuesja kthen në lidhje me ISIS si mbrojtës të besimtarëve dhe të aktorëve për ruajtjen e stabilitetit. Të propogandosh nëpër shkolla për kriminelë që vrasin dhe terrorrizojnë botën është kulmi. 

Mësues...!? 

Nuk janë njerëz mbi të gjitha.

Duhet bërë diçka me keto individe qe po prishin nje te ardhme, nje gjenerate te re te vendit tonë. 

Nuk është ky arsimi cilësor siç pretendon Znj. Nikolla.

Nuk është ky arsimi qe do e çoje Shqipërinë përpara. 

Ky eshte degradimi i çelësit kyç për zhvillim.