Blog

Nga zylfi Buçi

Në prag të zgjedhjeve dua ti drejtoj një thirrje politikës shqiptare. Besoj se nuk është e nevojshme t’iu them çfarë keni bërë në këto 26 vite tranzicion. E dini më mirë se gjithëkush dhe kjo duket sheshit. Unë si qytetar i këtij vendi, dua të jetoj i qetë në punët e mia. Jemi në një vit zgjedhor dhe iu kërkoj të gjithëve pa përjashtim, Ju lutem mos u bëni më qesharak! Iu ka dal boja, veçse nuk arrini ta kuptoni. 

Filloni një katharsis të brendshëm. Ata që duan të jetojnë për politikën le të japin kontributin e tyre, të tjerët që jetojnë prej politikës Webber iu sygjeron rrugë tjetër, futjuni punës. Politika nuk është për të bërë para. Politika duhet të krijojë mundësinë që interesi publik mos të të cënohet nga interesat private dhe klienteliste.

Ju lutem mos u merrni me shit-blerje votash. Është mekanizmi më i ulët që po përdorni më ardhur në pushtet. Nqs jeni për këtë punë i bindni njerzit me ide. Kërkojeni votën mbi parimet dhe jo mbi forcën. Jepuni qytetarëve prova besimi. U shpalosni atyre alternativa. Ngjallni shpresën tek të rinjtë.  Askush nuk del nga varfëria me 5000 lekshat tuaj. Po juve ju leverdis ti lini të vafër shqiptarët. Pastaj fitoni dhe na thoni “Une iu paguajta tani nuk kam detyrime ndaj jush!” Shko merru me naj punë tjetër se po vdisni çdo qelizë për demokraci në vend. 

Ne, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, duam që të përfaqësohemi denjësisht. 

Ne nuk duam qeverisjen që vjen me para të pista në pushtet, por qeveri që krijohet si pasojë e  balancave të shoqerisë. 

Ne nuk duam premtime shumë, duam prioritete për vendin!

Ne nuk duam të besojmë te njerzit, sepse njerzit tradhtojnë, duam siguri ligjore!

Ne duam demokraci, jo partitokraci!

Ne duam parti që i përkasin qytetarëve, jo banda!

Ne duam reforma, jo pazare!

Ne duam programe zhvillimi, jo thas mielli!

Ne duam të punojmë, jo të rrimë pas partive-banda, siç kërkoni ju!

Ne duam një administratë që i shërben qytetarit, jo që i përket militantit dhe i shërben po atij!

Ne duam që të korruptuarit të shkojnë në burg, jo të bëhen ministra!

Ne duam drejtësi! 

Ne duam të jetojmë në një vend përmbajtësisht demokratik, jo veç të quhet i tillë!

Na lini në punën tonë  dhe ju bëni punën tuaj. Mqs nuk po na hapni rrugë, të paktën mos na pengoni. Mos e shpërdoroni mundësinë për të bërë diçka të mirë për vendin tuaj. Dita e gjykimit të  korrupsionit do të jetë shumë e ashpër për  ju që po luani me jetët e shqiptarëve. 

Ndoshta shumë nga ne nuk iu kupton. Ndoshta një pjesë tjetër përfiton nga mjegulla që keni krijuar. Por pjesa më e madhe ta dini mirë që iu neverit!