Blog

Marlin Korcari Ne dite dimrin e ethshem te dates 8 janar, ku çdo media, politikan, lajm e sinoptikan lajmeronte kufizimin e levizjeve, vendosa te bej te kunderten e te dilja nen shoqerine e miqve te mi. Deri ketu gjithcka shkoi fjolle. …Por, me pas me duhej te prisja autobusin tim te lagjes,nje linje e re e transportit publik ne Tirane… 5 minuta qe behen 10,15,20...40 minuta. Dhe i revoltuar, me shume prej te ftohtit qe me kishte mberthyer,vendosa te telefonoj numrin e famshem 112, numrin e emergjencave, per te denoncuar kete sherbim “te mrekullueshem" aq sa u rrit edhe cmimi i biletes. Punonjesit e atjeshem me lidhen me bashkine Tirane, nderkohe qe une, i nervozuar, kerkoja te dija nga funksionari se cfare kish ndodhur. Dhe cila eshte pergjigja e pushtetit ne keto raste?! “MBYLLJANI GOJEN ATIJ NJERIU”! Ne vend qe te sqaronte situaten, jo vetem mua, por dhe qytetareve te tjere, zoteria, fik telefonin. Ju kerkoj me perulje t’i thoni “STOP PROPAGANDES”. Mos beni sikur punoni, por zbatoni detyrat tuaja minimale. A do t’i bien ne vesh ndokujt keto fjale? Mbase askujt. Ne mendje me vijne vargjet migjeniane te nje populli qe vetem perpelitet e mundohet ne nje habitat artificial, nje popull qe mundohet te ngreje krye, por eshte i pafuqishem ndaj vesheve te shurdher te maleve qe e kane rrethuar e qe e kane ngerthyer. Ju lutem, bejeni vendin tone TE JETUESHEM!