Blog

Higerta Bali Nuk mundesh të hapesh tv, sepse ajo cka shikon është shokuese. Po flasim për një vend laik, demokratik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe kurrësesi nuk mundet që një fëmijë me urdhër nga drejtoresha e shkollës të dërgohet për të marrë mësime fetare në kishë. Jam dakort me besimet fetare, ama është e paligjshme, që një fëmijë pa dijenin e prinderit të dërgohet në ambjente të tilla. Feja është e lire për këdo që beson. E përtej kësaj shohim fëmijë që goditen, fyhen nga mësues që në vend ti mësojnë dhe edukojnë fëmijët bëjnë të kundërtën. Njerëz të cmendur që po degradojnë arsimin dhe po na e bëjnë jetën të pajetueshme në ketë vend. Të mendosh që këto skandale ndodhin në mes të Tiranës, vallë c’mund të ndodh në zonat rurale!? E mos flasim për përgjigjien që mësuesja kthen në lidhje me ISIS, si mbrojtës të besimtareve dhe të aktorë për ruajtjen e stabilitetit. Të propogandosh nëpër shkolla për kriminel që vrasin dhe terrorrizojnë botën është kulmi. Mesues...!? Nuk janë njerëz mbi të gjitha. Duhet bërë dicka me këta individe që po prishin një të ardhme, një gjeneratë të re të vendit tonë. Nuk është ky arsimi cilësore sic pretendon Znj. Nikolla. Nuk është Ky arsimi që do e cojë Shqipërinë përpara. Ky është degradimi i celsit kyc për zhvillim.