Blog

Nga Mehmet Koçi Liberalizimi përpara disa viteve të arsimit të lartë pati të mirat dhe këqijat e veta , rriti numrin e studentëve por u ul cilësia .  Po a ka vlerë kjo gjë ? Unë mendoj që jo sepse ç'vlerë ka që një vend kaq i vogël dhe me plot halle të ketë një numër studentësh që kanë mbaruar drejtësinë, ekonomikun , infiermerinë dhe në fund të enden rrugëve për të gjetur një punë e cila të shumtat e rasteve është jashtë profilit të tyre .. Legalizimi i arsimit të lartë privat, i dha mundësinë studentëve dhe pedagogëve të paaftë të bëhen pjesë e këtij sistemi, gjë e cila nuk ndodh në botët akademike të shteteve të përparuara. Jo se në arsimin e lartë publik nuk ka ekzistuar paaftësia, por kriteret e pranimit në të, për hir të së vërtetës janë shumëfish më të drejta dhe më premtuese, se ato në arsimin privat Të gjithë ankohen për nivelin e arsimit të lartë.  Ankohen studentët, se pedagogët nuk janë të kualifikuar dhe njëkohësisht nuk e bëjnë orën e mësimit tërheqëse dhe të pasur me shembuj e materiale akademike. Ankohen pedagogët, se studentët kanë një nivel të ulët formimi dhe nuk studiojnë.  Ankohen prindërit se po investojnë për arsimimin e fëmijëve të tyre, por nuk dinë nëse kjo gjë, do t’u vlejë në të ardhmen. Ankohet shoqëria, se po rritet një brez pa dije dhe i pazot për drejtimin e ardhshëm të këtij vendi. Të gjithë ankohen në të drejtën e tyre dhe të gjitha ankesat janë po kaq të drejta. Kushdo që ka pasur mundësinë ta preki këtë realitet universitar, është dëshmitar i kësaj gjendje. Por i vetmi grup që nuk po shfaqet me ankesa, janë pikërisht drejtuesit e universiteteve publike dhe private , të cilët as që i  kanë në mendjen e tyre këto shqetësime, pasi për ta gjëja që vlen në fund të muajit, janë të ardhurat që kanë dalë nga ky "biznes", i cili, për hir të së vërtetës, pasi lulëzoi për disa vite dhe tashmë, është në krizën e identitetit të tij më të thellë. Në këto vite, nuk ka ndodhur asnjëherë që studentët e publikut apo privatit, të kenë ngritur ndonjëherë zërin e tyre për kushtet, për nivelin e ulët të pedagogut në auditor, apo vetë pedagogët për këtë inflacion diplomash që po ndodh apo për numrin e madh, që sipas shumë prej tyre, ka në kuotat për mastera. Të gjithë vazhdojnë qetësisht të jenë pjesë e auditorëve si në publik dhe në privat, po kështu edhe prindërit, që janë investuesit kryesor financiar të arsimimit të fëmijëve të tyre nuk ngrenë zë.  Pra, të gjithë heshtin. Tarifat tashmë kanë arritur në stratosferë.  Ç'fitim nga pushtetarët dhe ç'rënim për ne që mundohemi të punojmë dhe të studiojmë njëkohësisht , për të finalizuar shkollimin tonë. Dhe në fund ku përfundojmë ??? Endemi duke trokitur ne dyer që nuk hapen , tek njerëz që nuk dëgjojnë , nuk shohin. E bëjme këtë gjë deri sa kuptojm që ska zgjidhje. Të lodhur po po, jemi të lodhur! Por deri kur do vazhdojm kështu?  Pse duhet te jene te politizuara universitetet ?  Pse duhet futur me ndonjë parti për te mar provimet ?  Pse nuk ka transparencë ne lidhje me te ardhurat e universiteteve ? A e dini pse ndodh kjo ! Sepse në vend që të punohet me profesionalizem dhe me ndershmëri , punohet për të "gjetur" vota dhe për të mbajtur atë karrige që në të shumtat e rasteve ndodh që as vet se dinë si janë ndodhur aty .  Humbja e besimit nga të rinjtë dhe mospasja e kurajos për të kërkuar të drejtat e tyre ka çuar në këtë degradim.  Prandaj them të mos vazhdojmë ende të heshtim , po të ngremë zërin për të vendosur drejtësinë e munguar dhe të vendosim vetë për fatet tona. Nuk ka vlerë një "postë" i çfarëdoshëm qoftë nëse në fund të tij apo dhe më pas kur të jesh diku tjetër te shohësh se s’ke bërë asgjë për veten në rradhë të parë , si dhe për të tjerët . Të rinjtë më shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar, me energji dhe te punojnë forte për të rrënuar këtë realitet. Prandaj së bashku mund të arrijmë të jemi ndryshimi dhe e ardhmja e ketij vendi.