Blog

Nga Floriana Mazrreku Të rinjtë shqiptarë sot përballen me probleme të shumta dhe ndihen të diskriminuar pavarësisht se përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë dhe janë e ardhmja e vendit. Qeveria nuk ka asnjë vizion të qartë për rininë dhe pretendimet janë mashtrime pasi rinia nuk gjen hapësirën e duhur për t’u integruar në shoqëri. Për t’i thënë ndal këtyre fenomeneve negative e për t’i thënë shpirtit të rinisë për të movoruar vlerat reale të saj, kjo mund të arrihet vetëm duke u bërë pjesë e LIBRA-s. Sot është koha që rinia shqiptare të ketë realisht më shuëm mundësi për të ecur përpara e të heqë dorë nga neglizhenca e monotonia e përditshme. Të gjithë jemi njerëz të ndryshëm, të gjithë dallojmë nga njëri-tjetri, mirëpo jo çdo moment të jepet mundësia që diversitetin intelektual e kulturor ta paraqesësh këtu te LIBRA, ku të gjithë jemi të barabartë dhe mundësia për të shpehur atë që secil prej nesh meriton të shprehet e të mos ndihet më pak i respektuar se anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e vendit ku takohet rinia. Bëhu pjesë e LIBRA-s, aty ku mendimi dhe puna juaj ka vërtet rëndësi dhe vlerë. Bëhu pjesë e LIBRA-s!