Blog

Nga Irsid Gjata Çdo ditë e më shumë taksat rëndojnë në xhepat e çdo shqiptari, në përditshmërinë tonë nuk hasim vetëm pagesa, komisione, detyrime, uje, drita, qera, gjoba, taksa mbi fitim e taksa për çdo gjë që na rrethon. Krahazi këtyre kemi përsëri xhepin e çdo pushtetari që duhet mbushur. Çfarë ka ndryshuar nga koha e Saliut? ASGJË. Doktori përsëri nuk të prek po nuk fute dorën në xhep, roja nuk ta hap derën po nuk i dhe kafe e policia rrugore të fal përsëri nëse e nxjerr “Skënderbeun”, apo edhe bëhet bashkëpunëtor nëse i jep 30% të fitimit mbi Kanabisin. ASGJË nuk ka ndryshuar, vetëm diçka po, është rritur piaca dhe çmimet nën dorë kudo. Rilindja vetëm ka aplikuar vjedhje të sofistikuar me letra e asnjësend më shumë. Një shtet nuk mund të jetojë e të marrë frymë pa taksa e këtë e kupton çdokush, po si shpërndahen kaq shumë taksa që aplikohen çdo ditë mbi qytetarët tanë. Shumë thjesht secili prej nesh e has sa herë paguan energjinë, taksën e tv prej 100 lekësh të vjetra, rreth 500.000 familje në Shqipëri i paguajnë 50mln lek të reja televizionit publik çdo muaj i cili nuk i fal asgjë, as një festival i cili duhet t’i burojë nga shpirti këtij populli. Pse taksa progresive nuk u aplikua siç duhej por u mashtrua shume bukur, pse një i pasur sot taksohet 15% si divident dhe fiton miliona euro, dhe një punonjës i thjeshtë taksohet deri 23%, mos ndoshta shteti bën plan vetëm të japë thërrime për popullin e tij. Pse ky shtet dashakeqas dëshiron që qytetaret e vet të jetojnë me 200-300 mijë lek në muaj ku as qeranë e ujë drita nuk mund të paguajnë. Pse kaq shumë koncesione e kaq shume partneritete publik-privat thuaj se kjo na kish munguar,nuk mjaftoi 20 vjecari i privatizimeve te cdo gjeje ne Shqiperi duhej dhe Rilindja te shpikte pa fund menyra koncesionare nga me te cuditshmet. Pse media hesht aty ku duhet të flasë, pse të rinjtë janë me pak të gatshëm të jetojnë në Shqipëri e më të predispozuar të ikin e të aplikojnë për llotari-amerikane. Ka kaq shume PSE te cilat kanë nevojë per pergjigje,te cilave vetem LIBRA mund tu jape pergjigje. LIBRA është zëri që i mungon çdo të riu të thërrasë e të bërtasë sa herë sheh padrejtesi, LIBRA është zëri i çdo fshatari i cili hedh ne kanal frutin e punës së tij, LIBRA është zëri i çdo kryefamiljari i cili nuk siguron dot bukën e përditshme në shtëpi për fëmijët e tij, LIBRA është zëri i çdo të sëmuri në spital i cili i blen ilaçet vetë, LIBRA eshte zeri i cdo te akuzuari neper burgje i cili vuan denimin e dikujt tjeter,Libra eshte zeri i cdo gjimnazisti i cili duhet te punoje per te sjelle te ardhura ne shtepi,Libra eshte zeri i cdo vajze dhe femre e cila punon nga mengjesi ne darke ne kushte pune mjerane neper fasoneri apo fabrika kepucesh. LIBRA të dashur miq është Dije,Liri,Ekuiliber.. Libra ka qene dhe eshte cdo te enjte aty dhe flet per ne,lufton e çirret per ne,per te ardhmen e femijeve tane e per te ardhmen e nje Shqipërie më të mirë e me te denje para botes. Kemi vetëm një detyrim, të flasim për Libra-n cdo dite e te bëhemi me te forte. LIBRA është e vetmja shpresë për shqiptarët për një shtet të denjë, një shtet të së drejtës e një shtet që jeton, punon e mendon vetëm për qytetarët e vet. LIBRA je ti !