Aida Hoxholli
Kur vendosa të isha pjesë e kësaj nisme idesh, vlerash, parimesh dhe mbi të gjitha bashkimi njerëzish, synimi ishte ta shikoja veten për një moment jashtë politikës së përditshme, asaj mbytëse, asaj të ditës së enjte në Parlament.
Po, të enjtes parlamentare, ankthi i telekomedisë së politikës së kapitulluar shqiptare, ku antivlerat, janë më të rëndësishme se vlerat, ku anti morali sundon mbi moralin e njerëzve normal të këtij vendi, ku jo shkollimi dhe padituria vlejnë më shumë se të diturit dhe të mënçurit, që Shqipëria ime dhe e juaja, ka fatin ti ketë brenda dhe jashtë saj.
Ku familja dhe për familjen, që të gjithë kemi detyrime ta ruajmë si institucion vlerash, e cila po humbet qëllimin, në këtë degradim të përfaqësisë politike.
Ku fëmija, studenti, prindi, pensionisti nuk dinë më ku të besojnë dhe të kenë orjentim, për një të ardhme më të mirë.
Për të gjitha këto që thashë dhe për më shumë të papërmendura, kam bindjen dhe dëshiroj që Libra ime, t’i japi Shqipërisë rrugën e duhur dhe gjithkush nga ne, të japë kontribut me shembuj konkret, nga të gjitha fushat e shoqërisë.
Të ecim përpara duke u bërë pjesë e një mundësie të re dhe të bëjmë të mundur që Libra ime, Libra jote dhe e të gjithëve, të ecë me një drejtim, duke e kthyer këtë nismë politike në një histori suksesi, me kontributin e të gjithëve që duan mirëqënien e vendit.
Kjo është Libra që dua unë, asaj që përfaqëson të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, gjinie, rrace, pasurie, arsimimi.
Si pjesë e përfaqësuesve të biznesit, duke njohur mirë problematikat dhe hallet e kësaj kategorie, kam bindjen që Libra është një mundësi e re për të shpresuar në drejtësi dhe në zgjidhje.
Libra është dhe e imja sot, bashkohuni dhe ju të bëjmë ndryshimin, si njerëz të zakonshëm, në një krijesë të re politike, për të mirën e Shqipërisë.


